Futboll La Liga Sport

BARCELONA INSTITON PËR MBROJTËSIN E MANÇESTER SITIT/ Por çuditërisht oferta e fundit është më e ulët se e para

Barcelona kërkon një mbrojtës dhe ia ka vënë syrin, Erik Garsias të Mançester Sitit. Katalanasit kanë bërë një ofertë të re në drejtim të ekipit anglez për mbrojtësin, por çuditërisht oferta e fundit është më e ulët se ajo e para.

Mançester Siti refuzoi një ofertë prej 8 milionë eurosh, plus 2 milionë të tjera në formë bonusesh nga Barcelona për Garsian. Oferta e fundit e katalanasve për mbrojtësin spanjoll, çuditërisht është më e ulët. Blaugranasit kanë ofruar 5 milionë euro, plus bonuse.

Të dyja ofertat e Barcelonës janë shumë larg çmimit që Mançester Siti pretendon për Garsian. Ekipi anglez kërkon 30 milionë euro për mbrojtësin spanjoll.

Related posts

​(FOTO) Man City nuk arrin ta barazojë rekordin historik të Bayernit, ja 6 me ecurinë më të mirë

Q.Autor

SUPERSFIDA E NORMALËVE/ Pa MESSIN dhe RONALDO, por El Clasico mbetet magjike

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Mjaftojnë 5 minuta lojë, mesfushori Delaney ndëshkon me kokë Çekinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment