Futboll Sport

CHAMPIONSI NGE SIPARIN/ Sot zbardhen grupet. Rrezikohet grup ferri

Diçka më shumë se një muaj pasaktit final, i cili pa Bajernin e Mynihut që të ngrinte trofeun në Lisbonë, në finale përballë PSG-së, Liga e Kampioneve është gati që të ngrejë siparin e sezonit të ardhshëm të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Pasi mbrëmjen e djeshme janë njohur tri skuadrat e fundit (u kualifikuan Midtylland, Krasnodar, i cili eliminoi PAOK-un e Mihajt dhe Salcburg) që kompletojnë 32 ekipet, të cilat do të ndahen në 8 grupe me nga 4 ekipe, sot në orën 17:00 do të hidhet shorti.

Në Gjenevë do të mësohet udhëtimi që ekipet e kualifikuara do të nisin më datë 20 tetor (ndeshjet e para do të luhen në 20-21 tetor) dhe do ta mbyllin më 29 maj 2021, në stadiumin”Ataturk”, në Stamboll (Turqi), ku ishte programuar që të luhej finalja e 2020-ës.

Ndërkohë, rregullorja edhe sivjet nuk ka ndryshime, pasi në short nuk do të lejohen të përplasen skuadra që janë nga i njëjti shtet. 32 ekipet janë ndarë në 4 vazo, ku në të parën bëjnë pjesë kampionia e Champions-it (Bajerni i Mynihut, që është gjithashtu edhe kam   pionia në fuqi) dhe ajo e Ligës së Europës (Sevija), si dhe kampionet e ligave më të mëdha, konkretisht Real Madrid, Liverpul, Juventus, PSG, Zenit dhe Porto. Ndërkohë, në vazon e dytë, të tretë dhe të katërt, ekipet janë ndarë në varësi të renditjes së UEFA-s dhe pozicioneve që ato ruajnë.

Por, duke parë klubet që janë pjesë e vazos së dytë dhe të tretë sidomos, dhe duke u nisur nga rregulli se skuadra nga i njëjti shtet nuk mund të përplasen mes tyre, rreziku për të pasur një apo më shumë grupe ferri është vërtet i madh. Një mundësi, për shembull, mund të jetë ajo që Bajerni të kapë Barcelonën, Interin dhe Marsejën apo një tjetër mund të ishte Liverpul, Barcelona, Inter, Mynshengladbah, por edhe Juventus, Barcelona, Mançester Siti dhe Marsejë.

Ndërkohë, për t’u shënuar është se edhe në këtë sezon të Ligës së Europës, ashtu sikurse në Ligën e Europës, është konfirmuar kryerja e pesë zëvendësimeve nga ana e skuadrave, ashtu sikurse do të rikthehet prania e
VAR-it, e cila mungoi në fazën eliminatore të kësaj vere.

Prandaj, sot pasdite, të gjithë sytë dhe veshëte sportdashësve do të jenë të kthyer nga Gjeneva (Zvicër), në orën 17:00.

VAZO 1VAZO 2VAZO 3VAZO 4

Related posts

(VIDEO) Messi prezanton Këpucën e Artë në ‘Camp Nou’

Q.Autor

STILI I LOJËS ËSHTË PREZENT/ Mourinho “parkon autobusin” edhe në ndeshje minifutbolli (VIDEO)

Delo.autor

Tragjedi në Kroaci, futbollisti vdes në fushë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment