Futboll La Liga Sport

“DEPAY DO BARÇËN”/ Kuman del blof në fundin e merkatos. Ja pse holandezi dështoi që të transferohej

Memfis Depaj është sulmuesi i… munguar i Barcelonës. Pas shumë zërave, kontakteve, bisedave dhe marrëveshjeve mes palëve, asgjë nuk u konkretizua. Drejtuesit katalanas nuk ia plotësuan dot dëshirën trajnerit Ronald Kuman, pavarësisht se ai e kishte si kërkesë kryesore për repartin e avancuar. Afrimi i një sulmuesi ishte detyrim për Barcelonën, e cila largoi Luis Suarezin, por nuk e zëvendësoi atë. Ëndrra e madhe ishte Lautaro Martinez, por Interi u tregua konkret që në fillim duke mbyllur dyert dhe duke kërkuar 100 milionë euro.

 

Depaj doli në skenë pak më vonë, kur drejtimin e skuadrës e mori Kuman. Holandezi arriti marrëveshjen me Barçën dhe Lioni ishte gati që të bënte ulje, por gjithçka dështoi. Largimi i Dembelesë dhe mungesa e buxhetit për të bërë një transferim të tillë bënë që katalanasit të hiqnin dorë përfundimisht. Besuan deri në fund se mos Junajtid do të merrte Dembelenë dhe në këtë mënyrë do të aktivizonin blerjen e Depajt, por kjo nuk ndodhi. Gjithçka shtyhet për në janar, por Lioni tani do të humbasë shumë sepse Depaj ka kontratë deri në fundin e sezonit dhe mund të largohet si lojtar i lirë. Barcelona dështoi gjithashtu që të transferonte edhe mbrojtësin Erik Garsia, pasi oferta drejt Sitit ishte e ulët.

koeman-1024x683

KUMAN – Ronald Kuman e ka vlerësuar gjithmonë sulmuesin Memfis Depaj dhe diçka të tillë e bëri edhe ditën e djeshme, në ditën e fundit të merkatos. “Ne duam që ai të vijë te Barcelona dhe ai do që të vijë te Barcelona. Është një lojtar i shkëlqyer. Mund të luajë si sulmues, por gjithashtu edhe si lojtar anësor i majtë. Ka forcë, luan mirë me topin dhe fiton duelet. Rendimenti i tij është i shkëlqyer. Kur ke punuar më parë me një futbollist ke besim që gjërat do të shkojnë mirë edhe në një skuadër tjetër. Është një futbollist i shkëlqyer dhe gjithmonë e kam vlerësuar maksimalisht”, ka thënë Ronald Kuman. Një ditë përpara mbylljes së merkatos, drejtori i Lionit Xhuninjo, e pranoi se palët ishin duke biseduar dhe Depaj do të transferohej te Barcelona.

Related posts

Analiza ndryshe e Cassanos: Ja çfarë cilëson italiani lojtarin më të MIRË NË BOTË

Isa.Autor

SFIDA ME PARTIZANIN/ Te Vllaznia rikthehet një lojtar i rëndësishëm. Ja zgjedhjet e trajnerit Brdariç ndaj të kuqve

Delo.autor

QENKA SPEKTAKOAR KY/ Szczesny këshillon CR7: Ja si gjuhen goditjet e dënimit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment