Futboll Seria A Sport

MILAN NË KËRKIM TË NJË MBROJTËSI/ Maldini bën gati goditjen për merkaton e janarit, ja objektivi…

Sipas “CalcioMercato”, Vitali Mikolenko vazhdon të ndiqet nga talentzbuluesit e Milanit. Në këtë drejtim, emisarët e klubit kuqezi vëzhguan me kujdes mbrojtësin e majtë ukrainas në ndeshjet që luajti me ekipin e tij kombëtar kundër Francës dhe Gjermanisë, duke qëndruar edhe një herë i impresionuar pozitivisht.

Mikolenko, i cili mbushi 21 vjeç në fund të majit, është një nga talentet më të mira që futbolli ukrainas ka nxjerrë në kohët e fundit.

Duke pasur parasysh që Milanit i mungon një alternativë e vërtetë për Teo Hernandezin në rolin e mbrojtësit të majtë, në janar, drejtori Maldini mund të dalë me një ofertë prej 10 milionë eurosh për kartonin e anësorit.

MIKOLENKO

Related posts

LIVE/ Liverpool-Barcelona, Wijnaldum thellon shifrat për “Të Kuqtë”

Delo.autor

Nëse KAS konfirmon UEFA-n, ka edhe një shpresë të fundit për Skënderbeun

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ SAN MARINOS PËR “QATAR 2022/ Kombëtarja për rekord, Reja mund të kalojë De Biasin

Delo.autor

Leave a Comment