Boks Sport

DUELI I SHTYRË PREJ COVID-19/ Boksieri Joshua konfirmon: Më 12 dhjetor do të ngre sërish titujt kampionë

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (kategoritë IBF, WBO dhe WBA) ka konfirmuar se më 12 dhjetor do të mbrojë titujt në një duel ndaj bullgarit Kubrat Pulev. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “O2 Arena” të Londrës, duel i shtyrë për shkak të pandemisë Covid 19 (ishte planifikuar për në qershor).

“Më 12 dhjetor unë do të ngre sërish lart në qiell titujt kampionë bote në peshën e rëndë dhe ju garantoj se ato do të jenë sërish në Britaninë e Madhe”, tha Joshua në një intervistë për “Sky Sports”.

“O2 Arena” është një stadium me histori, ku kanë rënë të gjithë rivalët e mi. Më vjen keq që këtë herë nuk do të ketë fansa edhe pse shpresoj që duke respektuar normat e sigurisë të sigurojmë praninë e disave. Kjo do të vendoset më vonë. Unë respektoj çdo rival, respektoj edhe Pulev”, tha Joshua.

Related posts

Seriali vizatimor “The Simpsons” ka parashikuar ekipet finaliste në Botëror, ja cilat janë ato

Isa.Autor

RONALDO E DO NË TORINO/ Ylli brazilian frenon Juventusin: Nuk kam marrë asnjë…

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Ibrahmovic zhbllokon sfidën ndaj Bolognas me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment