Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Interesim nga Spanja dhe Portugalia, Jasir Asani drejt largimit

Ditët e fundit të merkatos mund të sjellin ndryshime në kampin e kuq, kryesisht në dalje, pasi në hyrje janë të bllokuar. Jasir Asani është një nga lojtarët e lakuar për një shitje të mundshme nga të kuqtë në limitet e këtij sesioni merkatoje. Partizani e huazoi në janar sulmuesin nga Shkupi tek AIK Stokholmi me shpresën e shitjes pas 6 muajve.

 

Kriza financiare e skuadrës suedeze e ktheu mbrapsht Asanin, i cili fokusin e ka që ta vazhdojë karrierën jashtë Shqipërisë, ndonëse vijon përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Para disa ditësh Partizani zhvilloi gjyq në FIFA për të regjistruar 25-vjeçarin, pasi dokumentacioni i tij ndodhej në federatën suedeze dhe me sistemin TMS të bllokuar, të kuqtë nuk mund ta regjistronin për sezonin e ri, edhe pse e kanë nën kontratë.

 

Partizani e fitoi gjyqin duke rimarrë kartonin e lojtarit, por kjo procedurë mund të mos rezultojë efektive për stafin teknik, pasi ka zëra se lojtari mund të transferohet jashtë vendit. Burime pranë lojtarit kanë bërë me dije për “Panorama Sport” se menaxheri i Asanit po punon që në ditët e mbetura të merkatos të gjejë një klub jashtë Shqipërisë, ku pa dyshim do të përfitojnë të gjitha palët, duke nisur nga Partizani që e ka nën kontratë deri në janar.

Këto burime bënë të ditur për gazetën se Spanja dhe Portugalia shikohen si destinacion i mundshëm, por për momentin në klubin e kuq nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkrete, gjë e cila do të bënte që Partizani të shqyrtonte detajet.

Jasir Asani5

Më herët u përfol Turqia si destinacion i mundshëm, madje kishim edhe emra klubesh konkrete, ku Sivaspori shikohej si më i mundshmi. Jasir Asani është në fund të kontratës me Partizanin dhe duke ditur se palët akoma nuk janë ulur për rinovim, ai mund të largohet edhe me parametër zero në janar. Për momentin të kuqtë mbeten në pritje të ofertave, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur nga shitja e sulmuesit, që dëshirën e ka që të luajë jashtë Shqipërisë.

Related posts

“RINOVOVA KONTRATËN ME MANCHESTER CITY-N PËR SHUMË ARSYE”/ Guardiola: Dua që Messi ta përfundojë karrierën tek…

Delo.autor

PRAPASKENA/ “Plas” te Manchester United, futbollisti “shpërthen” kundër trajnerit dhe ekipit

Delo.autor

WOLVES-MANCHESTER CITY/ Pas një pasimi nga Sterling, Foden realizon me portën e boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment