Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ Douglas Costa largohet nga Juventus dhe kthehet në Mynih. Ja detajet

Douglas Costa do të jetë përsëri një lojtar i Bayern Munich. Juventus operon në prag të ditës së fundit të merkatos. Anësori brazilian është afër kthimit në Gjermani: ai do të kalojë në huazim në mjedisin që e ka lartësuar më shumë në vitet e fundit.

Operacioni natyrshëm hap një autostradë për Federico Chiesa, negociatat më të rëndësishme të orëve të fundit të tregut dhe e cila duket se është e destinuar të mbyllet në një kohë shumë të shkurtër.

Pra, rroga prej 6.5 milion euro neto për sezonin e ardhshëm do t’i paguhet nga Bayern. Treshja Rugani-De Sciglio-Douglas Costa lejon që Juventus të heqë qafe tre angazhime të rënda dhe të synojë përpjekjen e fundit në 24 orët e fundit. De Sciglio dhe Rugani kishin një pagë jo larg nga 3 milion secili.

Douglas Costa, sapo mbushi 30 vjeç, do të luajë pjesën e fundit të karrierës së tij të nivelit të lartë me ekipin kampion Evropian. Ai qëndroi në Mynih për dy sezone, nga 2015 në 2017, duke shënuar 8 gola në kampionat dhe 4 në Champions League.

Në ato 24 muaj ai fitoi dy kampionate gjermane, një Kupë të Gjermanisë, një Super Kupë,. Douglas i cili kthehet në Gjermani është një lojtar tjetër, i kufizuar nga dëmtimet: në dy kampionatet e fundit vetëm 40 ndeshje në total në Serie A, krahasuar me 31 në vitin e tij të parë në Juve.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Pjanic është një dështim, por mund t’i bëjë një dhuratë të madhe Barcelona-s

Delo.autor

PRAPASKENA/ Rrëfehet Rooney: Ndihesha i turpëruar, ajo kupë…

Isa.Autor

“NËSE FLITET PËR NJË VIJË TË GJELBËRT NË…”/ Inter ka një prioritet në merkato, por është luftë e ashpër me dy gjigantë

F.autor

Leave a Comment