Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ “Do të luajmë me ekipin e të rinjve, kemi ende 17 pozitivë”. Ekipi i Serie A kërcënon

“Në Verona do shkojmë me ekipin Primavera, shëndeti ose rregullsia e kampionatit nuk është e mbrojtur. Ne shkuam në Napoli, të tjerët morën gjysmë ore për të thënë jo. Për të shpëtuar kampionatin, ne bëjmë 4-5 flluska izolimi si ndodhi me NBA”.

Bomba nga Daniele Faggiano, drejtori sportiv i Genoa, i cili në mikrofonat e “Radio Punto Nuovo” ka reaguar ashpër! Me 17 lojtarë pozitivë, klubi kuqekblu përmes drejtori sportiv njoftoi se ekipi Primavera do të zbresë në fushë kundër Hellas.

“Duket sikur stërviteni me një ekip futbolli me 5, pra si minifusha! Pas rasteve pozitive të para, tamponët u bënë përsëri te pozitivët  dhe të tjerët, që dolën sërish të infektuar. Ne kemi 17 lojtarë të papërdorshëm” .

“Shkuam në Napoli për të luajtur. Rregulli Fifa dhe Uefa nuk thotë që lojtarët me një tampon negativ duhet të stërviten, por ASL na bllokoi dhe nuk na la të stërvitemi. Për të marrë një vendim për mos-nisjen për në Torino duhej të prisnim deri të enjten. Napoli priti gjysmë ore: nuk e kam me Napolin, ata menjëherë kishin një vendim, por futbolli duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Nëse ata thonë po, jam unë naiv të shkoj të luaj”.

“Në Napoli nuk ishim të garantuar që të na jepnin rezultatet në 11 të dielën dhe patëm tamponë në 1 të mëngjesit. Do të shkojmë në Verona me Primaveran: ditët po kalojnë dhe asgjë nuk është vendosur. Dhe ata donin që ne të luanim në gjysmë të rrugës”.

Related posts

Man City/ Gundogan: Këtë sezon synojmë të fitojmë 4 trofe

Q.Autor

MESSI DHE RONALDO TEK JUVENTUSI? Në Torino ëndërrojnë për dyshen e ëndrrave (FOTOT)

Delo.autor

“EURO 2020″/ Ndeshje spektakolare, Kroacia mposht Skocinë dhe kualifikohen si të dytët në grup

Delo.autor

Leave a Comment