Futboll La Liga Sport

RIVALDO “MASAKRON” DEMBELE/ “Qan” Suarez dhe lartëson Koeman. Ja këshillat e legjendës për Barcelonën

Rivaldo, legjenda e Barcelonës, kritikoi ashpër qëndrimin e Ousmane Dembélé, sulmuesit francez, që refuzoi largimin nga “Camp Nou” ditën e fundit të merkatos: Dembélé vazhdon të dëmtojë veten, duke arritur vonë në stërvitje… Ai duhet të jetë shumë më i përgjegjshëm. Nëse do ta bënte punën e tij, nëse do të luante rregullisht, atëherë do të kishte të gjithë të drejtën e botës të qëndronte te Barcelona, ​​por nuk është kështu. Dembélé nuk ka bërë asgjë për t’ia kthyer klubit përpjekjen e madhe që bëri me nënshkrimin e tij.

Situata është e komplikuar për Barcelonën, sepse shpenzoi shumë për ta blerë atë. Por, ende nuk kemi parë një gjurmë të asaj që bëri te Borussia Dortmund. Ai më duket një lojtar i jashtëzakonshëm, me talent të madh, por ndërsa vazhdon në këtë rrugë, kontrata e tij do të përfundojë pa treguar asgjë fare. Ne do të shohim nëse ndryshon me Koeman, por kjo nuk varet nga trajneri ose klubi, vetëm nga përkushtimi i Dembélé”.

Barcelona më në fund nuk bleu asnjë qendërsulmues, pas largimit të Luis Suárez, diçka që Rivaldo beson se është përgjegjësi e klubit: “Barcelona duhej të ishte përpjekur më shumë për të nënshkruar me një sulmues të ri, që të zëvendësonte Suárez. Unë nuk e kuptoj pse e larguan atë futbollist (Suarez), që vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm, kishte potencialin për të mbetur ende i rëndësishëm”.

Rivaldo, fitues i “Topit të Artë” më 1999, beson se, pa Suárez, Barcelona do ta ketë të vështirë në Europë dhe në ndeshjet kryesore: “Unë jam i sigurt që në shumë ndeshje të La Liga-s, Barcelona do të japë më shumë se sa pritet, sepse vazhdon të ketë një ekip të shkëlqyeshëm, përpara të tjerëve në garë. Por, do të humbasë shumë në Ligën e Kampionëve, ose në ato përplasje të vështira kundër Real Madridit, Atlético, Sevilla… Sidoqoftë, tani është tepër vonë të pendohesh, sepse merkato është mbyllur”.

Rivaldo beson se e gjithë situata e paqëndrueshmërisë që rrethon Barcelonën, përmes figurës së presidentit, nuk e favorizon ekipin. Kjo është arsyeja pse ngulmon se, cilado qoftë ajo, të jepet sa më shpejt zgjidhja: “Nëse zgjidhja është ndryshimi i presidentit, le të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur. Sepse e gjitha kjo çështja e zgjedhjeve, mocioni i besimit… nuk e ndihmon ekipin për të gjetur qetësinë shpirtërore. Unë e di që nuk është një çështje e lehtë për t’u zgjidhur, por që ajo që duhet të ndodhë, le të ndodh tani”.

Përkundër gjithë asaj zhurme të jashtme, Rivaldo përshëndet punën e trajnerit të ri të Barçës: “Me Koeman është e qartë se Barcelona po përmirësohet dhe përparon. Problemi është se ka ende shumë probleme institucionale për t’u zgjidhur. Është thelbësore për t’i zgjidhur ato, të mos flasin më për polemikat. Duhet përqendrim në fushë, stafi teknik ka cilësinë e duhur për fitimin e trofeve”.

Related posts

HIDHET SHORTEU I NATIONS LEAGUE/ Spikat supersfida mes Italisë dhe Spanjës, zbuloni duelet e fazës gjysmëfinale

F.autor

LA LIGA/ Oblak: E ardhmja nuk është në dorën time

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Media italiane: Ibrahimovic largohet pas sezonit nga Milan, ja ku do ta shohim suedezin

Delo.autor

Leave a Comment