Futboll Seria A Sport

E SHKARKUAN NGA JUVENTUS/ Por Sarri nuk largohet nga Seria A. Pritet të marrë drejtimin e…

Mauricio Sarri u largua si ‘dështak’ nga Juventusi pasi u eliminua nga Lioni në Ligën e Kampioneve, por duket se ka sukses nga ana profesionale.

Italiani mund të jetë trajneri i ardhshëm i Fiorentinës. Mediat italiane shkruajnë se ai është shumë afër firmës me violët, por në lojë mbetet edhe pista e Romës.

Kanë kaluar dy muaj nga shkarkimi i tij, por Sarri do rikthimin sërish në Serinë A dhe kësaj radhe si kundërshtar i dy ekipeve që ka drejtuar më parë, Napolit dhe Juventusit.

Megjithatë si për Romën ashtu edhe për Fiorentinën, ka një problem, teksa Sarri pavarësisht shkarkimit nga Juventusi, ende merr nga bardhezinjtë 5.5 milionë euro në sezon, në bazë të kontratës që kishte dhe të njëjtën gjë do kërkonte edhe nëse merr drejtimin e një ekipi tjetër.

Related posts

REFLEKTON MAVRAJ: Kërkoj falje, mos më PARAGJYKONI se kam sakrifikuar edhe…

Isa.Autor

“DURRSAKËT” MBUSHIN XHEPAT/ Ja premioja e marrë nga Teuta për triumfin ndaj Vllaznisë…

Delo.autor

E BUJSHME/ Ish-drejtuesi i lartë zbulon kushtet e Barcelonës për rikthimin e Neymar

Delo.autor

Leave a Comment