Futboll La Liga Sport

“EL CLASICO”/ Si priten të rreshtohen Barcelona dhe Real Madrid në “Camp Nou”

Sot në orën 16:00 është planifikuar të zhvillohet dueli mes Barcelonës dhe Real Madrid. Ndeshja e shumëpritur nuk do të jetë si gjithmonë, pasi këtë herë në shkallët e “Camp Nou” nuk do të ketë tifozë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Të dyja ekipet vijnë me disa mungesa në këtë sfidë. Kështu tek Barcelona për trajnerin Koeman mungojnë emra si Marc-Andre Ter Stegen, Samuel Umtiti dhe Matheus Fernandes. Ndërsa madrilenët nuk do të kenë të gatshëm Eden Hazard, Daniel Carvajal, Martin Odegaard, Alvaro Odriozola dhe Marianon.

Tekniku holandez në ndryshim nga dueli në Champions me Ferencvaros ka bërë ndryshime në të treja repartet. Sfidën e sotme pritet ta fillojë si titullar Jordi Alba dhe jo Sergino Dest në krahun e majtë të mbrojtjes. Në mesfushë Koeman do t’i besojë eksperiencës së Sergio Busquets dhe Miralem Pjanic pritet të ulet në stol. Ndërsa në sulm do të jetë Griezmann në lojë dhe jo Trincao.

Formacionet e mundshme, Barcelona-Real  Madrid

BARCELONA (4-2-3-1) : Neto; Roberto, Piqué, Lenglet, Alba; Busquets, De Jong; Griezmann, Coutinho, Fati; Messi

REAL MADRID (4-3-1-2) : Courtois; Nacho, Varane, Ramos, Mendy; Valverde, Casemiro, Kroos; Modric; Benzema, Vinicius

Related posts

E BUJSHME/ I mbaron kontrata në verë, PSG dhe Barcelona “sherr” për yllin e Liverpool

Delo.autor

Gerrard BESON tek Eros Grezda: Vjen nga dëmtimi, do të bëjë më mirë

F.autor

FORMULA 1/ Shtanget Ferrari, Leclerc nuk garon në Çmimin e Madh të Monaco-s (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment