Futboll Premier League Sport

“VRAPON SI NJË PERËNDI GREKE”/ Cavani mahnit Manchester United me gjendjen fantastike fizike

Sulmuesi i Mançester Junajtidit, Edinson Kavani, ka firmosur në “Old Trafford” në një gjendje fantastike fizike për moshën 33- vjeçare. Burime pranë klubit e kanë përshkruar sulmuesin uruguaian si një “perëndi greke, i cili mund të vrapojë si një maniak”. Dhe për shkak të regjimit të tij rigoroz, yndyra e tij në trup është krahasuar me atë të Kristiano Ronaldos.

“El Matador” firmosi me “Djajtë” në ditën e fundit të merkatos së verës, pasi i skadoi kontrata me PSG-në, ku luajti për 7 vite dhe u largua si shënuesi më i mirë i klubit me 200 gola. Por, pavarësisht se ai nuk ka luajtur futboll për 6 muaj, duke mbetur jashtë edhe skuadrës së Champions-it sezonin e shkuar, forma e tij fizike nuk ka pësuar asnjë rënie. Kavani ka ruajtur kondicionin dhe ka punuar më shumë se kurrë, duke ardhur në Mançester pa qenë nevoja për të hyrë në një regjim të veçantë përpara se të zbresë në fushë.

Një burim i klubit anglez tha për “The Athletic” për numrin e ardhshëm 7: “Ai nuk është mbipeshë, nuk ka yndyrë, është muskul i pastër, si një perëndi greke. Përqindja e yndyrës së tij në trup është fantastike. Ai është gati për të luajtur dhe i shkëlqyer në ajër. Vrapon si një maniak”. Por Kavani është një rol model edhe jashtë fushe. “Ai është familjar”, vazhdon i njëjti burim. Formën e ruan edhe jashtë fushe, duke ndjekur hobet e tij, si shëtitja me kuaj, me qentë e tij në fshat dhe peshkimi. Për ata që nuk e dinë, Kavani ka lënë baletin në Uruguai në rininë e tij për t’iu përkushtuar një pasioni të ri, futbollit.

“Ai është një baba i shkëlqyer, nuk është nga ata djem që shkon për të pirë në klubet e natës. I pëlqen peshkimi, gjuetia, fshati dhe mban qen. I adhuron kuajt. Ai është një djalë që ka ardhur nga zeroja dhe nuk i harron shokët e tij të fëmijërisë dhe njerëzit që e kanë ndihmuar”, tregon burimi i Junajtidit, por të njëjtat fjalë vijnë edhe nga ata që e njohin prej kohës së tij te Napoli:

“Ai është një profesionist i shkëlqyer. Te Napoli, shumica e lojtarëve pas stërvitjes shkonin për të luajtur golf, ndërsa ai vazhdonte të stërvitej. Vinte i pari dhe ikte i fundit. Ai është një lloj Kristiano Ronaldoje, një profesionist i shkëlqyer dhe egoist në fushë”.

Related posts

Roma lë pa përgjigje lojtarin e saj, Inter dhe Atletico Madrid në alarm

Sadik.Autor

JUVENTUS-FERENCVAROS/ Pirlo me ndryshime të mëdha, Uzuni starton titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Borussia Dortmund “kërcënohet” nga Arsenali për yllin e ekipit

Sadik.Autor

Leave a Comment