Futboll Sport

FUTBOLLISTI I TIRANËS GRUMBULLOHET NGA KOSOVA/ Rikthehet ylli Muriqi. Ja lista e lojtarëve për ndeshjet e tetorit

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e tetorit. “Dardanët” përballen me Maqedoninë e Veriut më 8 tetor, Slloveninë më 11 tetor dhe me Greqinë më 14 tetor.

Në listën e publikuar, bie në sy se pjesë e Kosovës për këto ndeshje është edhe portieri i Tiranës, Visar Bekaj.

Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe Rrahmani që këtë sezon luan te Napoli, teksa mungon Milot Rashica. Lajmi i mirë është se do të kthehet në skuadër sulmuesi Vedat Muriqi, i cili në grumbullimet e fundit nuk ka qenë për shkak dëmtimi.

Ja lista e plotë:

120727448_356529472167869_8524314671011935249_n

Related posts

FORMULA 1/ Befason Ferrari, dominon provat e lira në Holandë. Probleme për Hamilton

Delo.autor

LUAJTI I HUAZUAR TEK MILAN/ Bakayoko drejt rikthimit në Francë tek klubi…

Delo.autor

NIS ME GODITJEN E PARË NË MERKATO/ Skënderbeu arrin akordin me mbrojtësin nigerian të “Krutanëve”…

Delo.autor

Leave a Comment