Futboll Seria A Sport

GJYKATËSI SPORTIV MERR VENDIMIN/ Paratici gjobitet për sjellje kërcënuese ndaj arbitrit, ja shifra…

Sfida e kampionatit kundër Verona-s ka sjellë vetëm një pikë për Juventus-in, por edhe një gjobë shumë të kripur për drejtuesin e bardhezinjve Fabio Paratici.

Në fakt, në komunikimin e bërë nga Gjykatësi Sportiv, bie menjëherë në sy shifra që i kërkohet të paguajë drejtuesit të torinezëve.

Paratici është ndëshkuar përsëri nga Gjykatësi Sportiv, këtë herë për sjelljen që ka patur kundrejt arbitrit gjatë ndeshjes me Verona-n.

Ai do të duhet të paguajë plot 15 mijë euro për arsyen se:

“Duke mos patur autorizim, në përfundim të pjesës së parë, ka patur një qëndrim kërcënues kundrejt gjyqtarit të ndeshjes në dhomat e zhveshjes”.

Related posts

LAÇI NDAN RRUGËT ME SPARTËN E PRAGËS/ Zyrtarizohet në Turqi

F.autor

Autori i golit më të shpejtë në Botëror, heroi i shndërruar në tradhtar

Q.Autor

VAZHDOJNË PUNIMET ME RITME TË SHPEJTA/ Ja pamja aktuale e stadimit të Kukësit me “dron” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment