Futboll La Liga Sport

I RIU DHE “PLAKUSHI”/ Ansu Fati e “Jashtëtokësori” shkëlqejnë tek Barcelona

Barcelona e ka nisur mjaft mirë sezonin 2020-2021. Katalanasit kanë fituar 2 ndeshjet e para në La Liga me 7 gola të shënuar 0 të pësuar. Për t’u theksuar është rendimenti spektakolar i Ansu Fatit, i cili nga ndeshja në ndeshje i mahnit të gjithë dhe kërkon të thyejë rekorde, por edhe ambicia e Leo Mesit.

Të dy janë duke udhëhequr Barcelonën drejt sukseseve. “Plakushi” që donte të largohej dhe i riu që mund të bëhet idhulli i ri i kësaj skuadre. Ansu Fati u rikthye të jetë vendimtar. Sulmuesi i ri shënoi 2 gola kundër Vijarealit, por hapi edhe siparin e golave kundër Selta Vigos.

E gjithë vëmendja ishte te sulmuesi i talentuar dhe ai nuk i zhgënjeu pritshmëritë. Gjeti rrugën e rrjetës shumë shpejt dhe zhbllokoi ndeshjen. Por në sfidën e fundit në kampionat shkëlqeu edhe Lionel Mesi. Kapiteni i Barcelonës ishte i motivuar dhe më i karikuar se kurrë për të bërë një paraqitje spektakolare. Nga këmbët e tij erdhi goli i dytë, por edhe i treti.

“Pleshti” duket se ka bërë paqe me Barcelonën dhe do të japë kontributin e tij gjatë këtij sezoni që katalanasit të arrijnë objektivat si në kampionat ashtu edhe në Champions.

Related posts

DËSHTOI NË BOTËROR/ BAYERN e ka gati zëvendësuesin nëse ikën BOATENG

Isa.Autor

E PAPRITUR/ “Tërmet” nga Gjermania: BAYERN kërkon akordin me trajnerin kampion të Europës

Isa.Autor

Partizani- Teuta, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment