Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Derbi i Madoninës: Mbyllet ndeshja Inter-Milan. Rezultati 1-2

Sot në mbrëmje në “San Siro” duke filluar nga ora 18:00, do të luhet derbi Inter-Milan. Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, ashtu sicc kanë qenë gjithmonë ndeshjet mes tyre. Megjithatë do të jetë një ndeshje, jo vetëm në fushë, por edhe në stol, ku do të maten dy stile dhe dy filozofi të ndryshme.

Inter-Milan do të jetë edhe Konte kundër Piolit, dy trajnerë të ndryshëm edhe nga pikëpamja e karakterit, që do të përballen për herë të dytë pas fitores 4-2 të zikaltërve 9 shkurtin e kaluar.

Atë mbrëmje rezultoi superior Konte falë një pjese të dytë befasuese, por Pioli megjithatë ndërtoi një Milan thuajse perfekt që dominoi në 45 minutat e para duke vendosur bazat për rilindjen e muajve të kaluar. Tani trajneri kuqezi kërkon hakmarrjen, ndërsa Konte synon të konsolidojë famën e tij prej “specialisti” në derbet italiane.

 

LIVE/ Inter – Milan 1-2

 

Mbyllet ndeshja

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 29/ Inter ngushton shifrat me golin e shënuar nga Romelu Lukaku.

MINUTA 16/ Milan dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Zlatan Ibrahimovic.

MINUTA 12/ Milan kalon në avantazh me golin e shënuar nga Zlatan Ibrahimovic.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

“Neymar do të jetë shumë i rëndësishëm për Real Madridin, sezonin e ardhshëm”

Sadik.Autor

William Carvalho drejt kampionatit anglez/ Portugezi do të stërvitet nga Marco Silva

Sadik.Autor

DESCHAMPS PËRKRAH SULMUESIN/ Na duhet shumë, është kritikuar padrejtësisht

Isa.Autor

Leave a Comment