Futboll Shqipëri Sport

“KOMBËTARJA KA KRIJUAR IDENTITET TË VETIN”/ Kapiteni Berisha: Sot treguam vlera…

Kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha, u shpreh i kënaqur për përformancën që Shqipëria bëri në sfidën e sotme ndaj Lituanisë. Në prononcimin pas ndeshjes, gardiani kuqezi u shpreh:

“Përveç që rezultatit që jam i zhgënjyer, Kombëtarja ka bërë ndeshje të mirë, sot tregoi vlerat e veta. Kemi pasur një kundërshtar jashtëzakonisht të vështirë. Bëmë detyrën tonë, e përgatitëm lojën në mënyrën më të mirë të mundshëm. Në ndeshjen e ardhshme duhet të fitojmë. Gjithçka varet nga ne.

Kanë munguar lojtarë, edhe pse ka pasur lojtarë të rinj, tani Kombëtarja ka krijuar identitet të vetin dhe dimë çfarë duam, duke krijuar raste për të shënuar. Gjërat e tjera, golat do vijnë. Çunat kanë bërë një ndeshje shumë të bukur. Për këtë jam i kënaqur”, u shpreh Berisha për “Supersport”.

Related posts

TRANSFEROI KUMBULLËN DHE RRAHMANIN/ Presidenti i Veronës nën hetim nga prokuroria. Ja për çfarë akuzohet…

Delo.autor

E PAPRITUR/ Nuk do të ketë më BOKS, Lojërat Olimpike humbasin njërin prej sporteve më të vjetër në botë

Isa.Autor

DALIN DETAJE/ Vinicius: Në Real Madrid apo në kombëtare, dua të luaj me Neymar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment