Futboll Shqipëri Sport

STATISTIKAT/ “Kryqëzimi” për Taulant Seferin, iu dha shansi në kohën e gabuar

Mos e kryqëzoni Seferin. Fajin për rastet e humbura e ka… Panuçi. Taulant Seferi ishte sulmuesi që pati të paktën dy raste vendimtare, nga një në secilën prej dy ndeshjeve ku u aktivizua. Mirëpo, gjithçka duket se e ka një shpjegim. Janë pikërisht statistikat dhe forma e treguar prej tij me klubet ku është aktivizuar jo vetëm në edicionin e fundit, por mbi të gjitha edhe në kulmin kur ai duhet të kishte qenë pjesë e Kombëtares A.

TË DHËNAT
Që në krye të herës, duhet nënvizuar se Taulant Seferi është futbollisti që priti pa fund për një ftesë të Kombëtares A, edhe pse në sezonin 2018-2019, koleksiononte 10 gola në kampionat, një në kupë dhe pesë asiste me Uinterthur në Ligën e parë zvicerane. “Nuk e ndërroj Shqipërinë, edhe sikur të mos më thërrasë ekipi A asnjëherë”, shprehej Seferi, pasi përfundoi periudhën te Kombëtarja U-21.

Në këtë të fundit, ka qenë një lojtar i rëndësishëm me paraqitjet e tij. Këtë edicion, Seferi nuk vjen me arsenalin që i shkon për shtat cilësive të tij. Me 1223 minuta të zhvilluara në Superligën zvicerane me Ksamaks, Seferi numëron vetëm një gol dhe një asist në sezonin 2019-2020. Ai është aktivizuar në 14 ndeshje si titullar, nga 29 që ka marrë minuta.

FTESA E MUNGUAR
Në sezonin 2018-2019, ish-lojtari i Uinterthur shënonte dhjetë herë në kampionat, 1 në Kupën helvete si dhe pesë asiste. Mirëpo, asokohe, ai nuk gjente vend në Shqipërinë e Panuçit, edhe pse ishte në top formë.

KRITIKAT
Thënë ndryshe, për lojtarin kuqezi, shansi i dhënë në Kombëtare, nuk vjen fiks në kohën e tij më të mirë dhe në momentin e duhur. Faji? Gjithmonë mbetet jetim, por në këtë rast, duhet që drejtoria e ekipeve Kombëtare në FSHF, të nxjerrë më së paku mësime për të tjerë futbollistë. Djaloshi kërkoi ndjesë, e tanimë, pasi të sistemohet me një ekip për pjesën e mbetur të sezonit, të punojë fort që premtimin për shumë gola me Kombëtaren, ta bëjë realitet sa më shpejt.

Related posts

PLAS NË KATEGORINË E DYTË! Furgonat e policisë futen në fushë, shikoni çfarë i ndodh ekipit të Maliqit (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Torpedo-Kukësi, shënohet edhe goli i dytë (VIDEO)

Isa.Autor

Tronditet Flamurtari, portieri do të qëndrojë një muaj jashtë

Q.Autor

Leave a Comment