Futboll Shqipëri Sport

TIRANA NUK FITON AS ME MEMËN/ Alves i dhuron fitoren Flamurtarit

Goli i Alves ka vendosur supersfidën mes Flamurtarit dhe Tiranës, që ka mbyllur javën e 9-të të kampionatit në Kategorinë Superiore. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ilir Daja kanë triumfuar me rezultatin 1-0 ndaj ish-ekipit të tij, bardhebluve, që tashmë udhëhiqen nga ish-zëvendëstrajneri i Flamurtarit, Ardian Mema. Ky i fundit ka debutuar me humbje në drejtimin e 24 herë kampionëve, që nuk arrijnë dot të reagojnë, as pasi larguan “të keqen”, brazilianin Ze Maria.

Në një ndeshje pa shumë histori, gjithçka është vendosur në minutën e 72’, atëherë kur Alves ka dërguar në rrjetë një top në hyrje të zonës së bardhebluve, aty ku portieri veteran i Tiranës, doli në mënyrë të gabuar, për të lënë të boshatisur portën dhe lehtësuar gjithçka. Minutat e mbetura kanë qenë të pamjaftueshme që Tirana të reagojë, pavarësisht ndryshimeve taktike dhe zëvendësimeve të bëra nga trajneri Mema.

Pas javës së 9-të, Flamurtari ngrihet në kuotën e 14 pikëve, për tu renditur në vend të 5-të, vetëm dy pikë larg Kukësit të vendit të tretë. Nga ana tjetër, Tirana vijon rënien e lirë, pasi tashmë, në kuotën e vetëm 8 pikëve në 9 javë, numëron vetëm dy pikë më shumë se Luftëtari i vendit të parafundit, duke rrezikuar seriozisht pozitat, njëlloj si dy sezone më parë.

Related posts

ZBULON SEKRETIN/ Legjenda e Manchester United: CR7 s’u bë kapiten prej xhelozisë së Rooney

Delo.autor

CAS ende nuk ka vendosur, por media spanjolle publikon “listën e zezë” të UEFA-s. Mes tyre edhe Skënderbeu

Sadik.Autor

MBAPPE HYN NË HISTORINË E FRANCËS/ 4 golat e shënuar ndaj Kazakistanit thyejnë rekordin 63-vjeçar

Delo.autor

Leave a Comment