Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI VAZHDON PËRHAPJEN TEK MILANI/ Klubi kuqezi njofton të infektuarin e radhës para derbit

Koronavirusi vazhdon të përhapet te Milanit, ku vetëm pas 4 ditëve do të zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të kuqezinjve në këtë periudhë, siç është ajo ndaj Interit në derbi.

Pas Rafael Leaos, Leo Duartes, Zlatan Ibrahimoviç dhe Mateo Gabia, i radhës që ka rezultuar pozitiv është një ish-lojtar i Milanit si Daniele Bonera, i cili tashmë është pjesë e stafit teknik të “Djallit”.

Pas testeve të kryera klubi i Milanit ka njoftuar se Bonera ka rezultuar pozitiv ndaj virusit dhe është izoluar menjëherë. Kujtojmë se deri tani Ibra dhe Leao e kanë kaluar virusin dhe kanë rezultuar negativ, duke u përgatitur me skuadrën për ndeshjen derbi.

Related posts

ITALIA E REKORDEVE/ Me fitoren kundër Belgjikës, ”axurrët” hyjnë në histori. Ja arsyeja…

Delo.autor

EURO U-21 2027 NË SHQIPËRI/ UEFA përmbyll inspektimin e katër stadiumeve që do presin turneun

F.autor

ITALIA NË KËRKIM TË LAVDISË/ Në rast se “Azzurrët” triumfojnë ndaj Austrisë thyejnë rekordin 82-vjeçar

Delo.autor

Leave a Comment