Futboll Seria A Sport

REKORDI NË EUROPA LEAGUE/ “Bomberi” Lukaku në ndjekje të Ronaldos për të harruar Sevillan

Romelu ka një llogari të hapur, një çmim për të nderuar, një reagim për të garantuar dhe një Inter për të tërhequr. Lukaku me siguri do të zbresë në fushë edhe sot në mbrëmje. E si mund të lihet në stol dikush që në Europë tani ka “vesin” e golit dhe nuk do të ndalet? E pamundur për Konten të heqë dorë, e pamundur të mendohet që Interi të lëvizë pa të.

NJË GOL PËR NDESHJE – Shaka të kalendarit: plot dy muaj më parë si sot, luante finalen e Ligës së Europës, që belgu e konsideron një nga zhgënjimet më të mëdha të karrierës. Nuk shkoi të merrte medaljen, atë mbrëmje në Këln, ku goditja e tij në portën e gabuar bëri të buzëqeshë Sevijen e Lopeteguit. UEFA i ktheu gjithçka me interesa: e shpalli lojtarin më të mirë të Ligës së Europës së kaluar, i shkëputur në krye me dyfishin pikëve nga vendi i dytë. Pesha kombëtare dhe ndërkombëtare e Lukakut është akoma më e plotë se 100 kilogramët që mban në trup. Cilat shifra nevojiten për të mbështetur teorinë? Së pari: me golin kundër Milanit arriti kuotën 280 realizime në karrierë. Së dyti: mes klubit dhe kombëtares, në këtë sezon ka një mesatare prej një goli për ndeshje, me shtatë gola në po aq sfida.

SIGURI – Por, është Europa ajo që Interi ndjek tani. Dhe këtu Lukaku është në seri të hapur, duke mos u ndalur që nga mbrëmja në Pragë: tetë ndeshje radhazi me së paku një gol të shënuar. Dhe në histori vetëm dy lojtarë kanë prekur maja më të larta: Levandovski (9 ndeshje) dhe Kristiano Ronaldo (11). Si të thuash: shkalla e podiumit është më e ulëta, por asgjë nuk ka përfunduar.

RINGRITJE – Të shtunën, tregon kush e pa, u largua nga “San Siro” me shikimin dhe moralin në tokë, pa dëshirë për të biseduar me këdo që u mundua t’i afrohej. U mbyll në shtëpi. Megjithatë, nëse pas Këlnit iu deshën katër ditë për të bërë paqe me veten, tani katër ditë më pas ka një grup Champions-i për të nisur. Sezonin e kaluar arriti shumë pranë një suksesi me Interin. Tani nis një kapitull i ri, me Interin. Jepini topin, diçka do të ndodhë. Në fund të fundit, ka ndodhur për 280 herë.

Related posts

LIVE/ Teuta-Kukësi, Kërcënojnë bregdetarët. Kallakun e ndal vetëm traversa (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Schumacher apo Hamilton? Ja kush është më i miri për Alonso

Delo.autor

Ishte në “orbitën” e PARTIZANIT, ish-lojtari i TIRANËS pranë kalimit te Kamza

Isa.Autor

Leave a Comment