Futboll Shqipëri Sport

MESFUSHORI I KOMBËTARES NUK PËRMBAHET/ Ndoj ndëshkon ekipin e Dermakut dhe i dërgon mesazh Rejas (VIDEO)

Futbollisti i Shqipërisë Emanuel Ndoj po realizon një paraqitje fantastike sot në sfidën e javës së tretë Serisë B kundër Leçes. Mesfushori i Breshas shënoi dopietë në takimin ndaj verdhekuqve duke i dhënë i vetëm deri tani fitoren ekipit të tij.

Fillimisht, ai zhbllokoi sfidën në minutën e nëntë, për ta vulosur fitoren në minutën e 67-të. Te Leçe bën pjesë mbrojtësi i Shqipërisë Kastriot Dermaku, i cili është lënë në stol nga trajneri i tij.

Me paraqitjen e sotme dhe dy golat e realizuar, Ndoj i jep mesazh trajnerit të Shqipërisë Reja për t’u grumbulluar me kombëtaren në muajin nëntor për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.

Related posts

DUELI ME MILANIN/ Asnjë mungesë te INTERI, ja dy balotazhet zikaltër në derbi (FOTO)

Isa.Autor

RUSI 2018/ Senegal-Kolumbi, barazimi mjafton për afrikanët

Sadik.Autor

ULTIMATUM KLUBIT TË TIRANËS PËR RROGAT/ Kale edhe Agustin Torasa presin deri në fillim të sezonit, ose përndryshe…

Delo.autor

Leave a Comment