Futboll Shqipëri Sport

NATIONS LEAGUE/ Shqipëria kërkon revanshin në Lituani, UEFA cakton gjyqtar një 31-vjeçar

Shqipëria dhe Lituania kanë mësuar emrat e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësinë në takimin e ditës së mërkurë për Ligën e Kombeve. 31-vjeçari francez Karim Abed është caktuar si “bilbili” i sfidës mes kuqezinjve dhe rivalëve balltik.
Abed ka një përvojë të shkurtër në arenën ndërkombëtare, teksa ka arbitruar vetëm një ndeshje të fazës finale të Ligës së Europës. Në Francë, ai ka qenë arbitër në 135 takime.

Karrierën e ka nisur në vitin 2012 dhe gjatë viteve ka bërë rritje të konsiderueshme në nivelin e gjykimit.

Bashkëkombasit e tij Siril Munje, Mehdi Ramuni (gjyqtarë të linjës) dhe arbitri i katërt Robert Bata do të bashkëpunojnë me Karim Amed për sfidën Lituani-Shqipëri.

Kuqezinjtë do të kërkojnë revanshin në Vilnius pas humbjes 0-1 në Tiranë dhe barazimit të djeshëm 0-0 me Kazakistanin.

Du7DFMlVsAA0-lD

Related posts

U GRUMBULLUA PËR HERË TË PARË TEK FRANCA/ Theo Hernandez: Shpesh i them vëllait se do t’ia zë vendin…

Delo.autor

“FENOMENI” KUNDËR PUYOL/ Dueli epik i vitit 2005, që nuk mund të harrohet kurrë (VIDEO)

Delo.autor

Juve bën “poker”, Dybala “tris”, por duhen dy penallti për të thyer Benevento

Sadik.Autor

Leave a Comment