Futboll Kategoria Superiore Sport

MIQËSORJA NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Ahmataj: Ekipi po më bind, ishte test i vërtetë

Në fund të barazimit mes Skënderbeut dhe Kukësit ka folur edhe trajneri i korçarëve Jualian Ahmataj. Ky i fundit ka analizuar në detaje paraqitjen e futbollistëve të tij, duke u shprehur se nuk mund të japë mendime përfundimtare për grupin.

“Vijojmë me ndeshjet miqësore për të mbajtur ekipin e ingranuar në fushë dhe të ambientuar me ndeshje në pritje të kampionatit dhe startit të sezonit. Të them të drejtën tani që kemi filluar të ulim ngarkesat ekipit, duket më i lirshëm në fushën e lojës. Mund të them se ndaj Kukësit ka qenë një test i vërtetë pas shumë miqësoresh që kemi zhvilluar në këtë fazë. Kam parë gjëra të mira nga ekipi im, por nga ana tjetër edhe disa probleme dhe pasaktësi që do të përpiqemi t’i rregullojmë.

Tani që ekipi është i plotë dhe mbyllëm afrimet, të cilat i përzgjodhëm me kujdes, por edhe pas mbërritjes së lojtarëve afrikanë do t’i shohim gjërat më saktë dhe më me kujdes për të ndërtuar edhe boshtin e ekipit. Të dal në një konkluzion që tani për lojtarët e rinj është ende shpejt, sidomos për ganezët që kanë vetëm dy ditë që janë bashkuar me grupin.

Pres që të punojnë fort dhe të ambientohen shpejt me ekipin, pasi janë elementë te të cilët mund të mbështetemi dhe në të ardhmen. Kjo javë do të na shërbejë për të dhënë dorën e fundit ekipit dhe për të përcaktuar shumë gjëra”,- mbylli prononcimin e tij Julian Ahmataj.

Related posts

HYSAJ “në rënie të lirë”/ Tekniku i madh italian bën “avokatin” e mbrojtësit shqiptar

Isa.Autor

BYLIS-TIRANA/ Shturje totale e “bardhebluve”, Murataj nuk shënon as me portën e boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

“PLESHTI” NUK DI TË NDALET/ Leo Messi thyen rekordin e Ronaldos në Champions League

Isa.Autor

Leave a Comment