Djali i Roberto Mançinit, Andrea Mançini u ndal të fliste gjatë për mikrofonat e ‘’Sky Sport’’ duke treguar dhe disa detaje interesante mbi punën fantastike të bërë nga babai i tij.
Triumfi: ‘’Jemi shumë të lumtur për 60 milionë italian që kanë kaluar gjithë këto dhimbje këto dy vjet. Ne i kurorëzuam të gjitha me një fitore epike , ndoshta pak besuan për këtë triumf 3 vite më parë’’.
Përshtypja: “Unë e thashë atë një muaj më parë se jeta gjithmonë jep një shans të dytë. Fati kishte një llogari të hapur me babanë. Puna e këtyre tre viteve është e pabesueshme, unë mendoj se Italia e ka merituar triumfin në Kampionatin Europian’’.
Qëllimi: “Unë mendoj se forca e krijuar vinte nga një grup i shkëlqyeshëm. Në gara të tilla grupi është gjëja më e rëndësishme. Ju mund të jeni vetëm në jetën personale, por nëse ekipi është si një familje gjithmonë fiton. Qëllimi i babait ishte të krijonte këtë alkimi të jashtëzakonshme “.
Hajmalia: ‘’Para Kampionatit Evropian ne i dhamë babait një patkua blu dhe i thamë se do t’i sillte fat. Ai e futi në çantën e tij dhe gjithmonë e mbante me vete. Gjëja më e rëndësishme për momentin është të festojmë së bashku pas një muaji të ndaj”.
Finalja: ‘’Hyra në stadium 10 minuta para se të fillonte ndeshja, nuk kishte vende të caktuara. Shumica e njerëzve ishin pa biletë. E pash pjesën e parë në këmbë, pastaj në pjesën e dytë u ula’’.
Telefonata me Mançinin: ‘’Kam folur në telefon me babain, ishte shumë i lumtur. E komplimentova dhe i thashë se e meritonte. Ai përdori zemrën e tij për kombëtaren, dhe kjo do të mbetet në histori. Më falënderoi dhe më tha se ndjente të njëjtën gjë si unë. Para 3 vitesh, thoshte se do të kishte dëshirë të fitonte Europianin dhe Kupën e Botës. Tani mungon Botërori, por është herët për të folur për këtë dhe presim të jemi protagonist. Në këto 3 vite të momenteve të vështira, kemi arritur 34 rezultate pozitive dhe kemi eliminuar Spanjën. Ajo çka ky ekip kombëtar ka bërë do të mbetet në histori’’, tha Andrea Mançini.