Futboll La Liga Sport

PAS HUMBJES SË BUJSHME NDAJ CADIZ/ Zidane: Kemi luajtur shumë keq, por nuk jam i shqetësuar

Zinedine Zidane ka komentuar humbjen e bujshme të pësuar në kampionat kundër Cadiz.

“Nuk mendoj se ka shpjegime për humbjen tonë sot”, ka thënë trajneri francez për Movistar. “Kemi luajtur një ndeshje të keqe, veçanërisht në pjesën e parë, që ka qenë e keqe në çdo aspekt”.

“Kemi vuajtur shumë në aspektin fizik, nuk kemi arritur të dalim në lojën tonë dhe paraqitja e bërë sot na ka kushtuar tri pikë. Mund të ndodhë të bësh një ndeshje të keqe, mund t’u ndodhë të gjithëve”.

“Kundërshtari e meritoi fitoren. Në pjesën e parë mund të kishim pësuar 2 ose 3 gola. Tani fillon një cikël ndeshjesh shumë të rëndësishme, por këtë e dinim”.

“Nuk jam i shqetësuar në prag të Champions League dhe Clasico-s, tani do t’i futemi punës”.

Related posts

NGA PROPOZIMI PËR DEPUTET TEK RACIZMI NË SHQIPËRI/ Egbo: S’ka trajner që nuk do ta drejtojë këtë ekip

Delo.autor

MARRËDHËNIA MES TYRE E FTOHTË/ Shikoni si “Pleshti” injoron Griezmann në stol (VIDEO)

Delo.autor

VETËM PEREZ E BËN KËTË/ Ja si REALI do të transferojë HAZARDIN, pa asnjë…

Isa.Autor

Leave a Comment