Futboll La Liga Sport

PO SHKËLQEN ME REAL MADRID/ Benzema barazon “Jashtëtokësorin”, ja rekordi në Champions League

Karim Benzema arriti një tjetër rekord në Champions. Sulmuesi francez është një nga më veteranët në këtë kompeticion dhe ky është edicioni i 17-të që merr pjesë.

Me golin e tij kundër Gladbahut ka arritur të shënojë në 16 sezone radhazi në kompeticionin më të rëndësishëm europian duke barazuar Lionel Mesin, i cili gjithashtu e arriti këtë shifër pas golit kundër Ferencvaroshit.

Sulmuesi francez është një nga golashënuesit më të mirë të Ligës së Kampioneve. Ai ka gjetur rrugën e rrjetës në 12 edicione me Realin e Madridit dhe katër me skuadrën e Lionit.

Me 66 gola ai është në 5 golashënuesit më të mirë të Ligës së Kampioneve, pas Kristiano Ronaldos, Lionel Mesit, Raul Gonzalesit dhe Robert Levandovskit. Karim ka marrë në dorë frenat e sulmit madrilen që pas largimit të Kristiano Ronaldos nga Reali.

Related posts

E BUJSHME/ Siti luan “tenis” me Sauthemptonin, skuadra e Guardiolës e vetem në krye (VIDEO)

Isa.Autor

Lopetegui e nis me fitore/ Carvajal dhe Bale i japin fitoren në DERBI Real Madridit (VIDEO)

Isa.Autor

Rekord me 810 ndeshje, Wenger bëhet “legjendë” në Premier League

Q.Autor

Leave a Comment