Futboll Seria A Sport

RASTET ME COVID-19/ Chiellini: E di që tani se çfarë do të thonë, por fitorja e vërtetë do të jetë…

Giorgio Chiellini ka folur nga grumbullimi me Italinë në lidhje me rastet e shumta me corornavirus që rrezikojnë të kompromentojnë kampionatin.

“Protokollet, masat e ndryshme parandaluese duhet të rishikohen. Duhet vazhduar përpara. Ne futbollistët e dimë se kalojmë rreziqe, dhe jei gati t’i kalojmë”, ka thënë kapiteni i Juventus-it.

“Duhet të vazhdojmë përpara sepse e dimë se futbolli është një lëvizje me ndikim të madh ekonomik, por edhe për vlerën sociale që e dimë se kemi”.

“Në javët e ardhshme do të ketë mbyllje të tjera, dhe besoj se futbolli është i rëndësishëm për njerëzit. Na presin muaj të vështirë, dhe këtë e dimë”.

“Unë besoj se në fund fitorja e vërtetë do të jetë përfundimi i kampionatit. E di që tani se kushdo që do ta fitojë, do të flitet për kampionat të shtrembëruar, por e vërteta është se do të jetë e rëndësishme të arrijmë deri në fund”.

Related posts

TRAGJEDI NË KAMPIONATIN “WRESTLING”/ Vdes sportistja e njohur në moshën 39-vjeçare…

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E GATTUSOS/ Milik braktis stërvitjen e Napolit. Afron shitja përfundimtare

Delo.autor

FITORJA NË CHAMPIONS NDAJ RENNES/ Lampard: Ka ardhur momenti të ndryshojmë

Delo.autor

Leave a Comment