Futboll Sport

RONALDO-MESSI/ “Alienët” përplasen pas 3 vitesh. “Pleshti” në avantazh në Europë, shikoni statistikat e tyre

Kujtdo që i kishte munguar dueli mes Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit, ka menduar shorti i Ligës së Kampioneve që ta bëjë realitet rivënien në skenë të përballjes së radhës të dy alienëve të futbollit. Pas 9 sezoneve që janë ndeshur në kampionatin spanjoll dhe gjithçka tjetër ofronte arena iberikase e sportit më të bukur në botë, CR7 dhe “Pleshti” janë gati që të shkruajnë kapitullin e tyre të radhës në këtë sezon të Champions-it.

Për sa u përket përballjeve të tyre në Europë, Kristiano Ronaldo tashmë 35-vjeçar dhe Lionel Mesi 33-vjeçar do të vënë në skenë aktin e gjashtë të përballjeve mes tyre, bilanci i së cilës deri tani sheh në avantazh argjentinasin.

BILANCI NË EUROPË – Siç nënvizon “OPTA”, uebsajti i profesionalizuar në statistika, portugezi dhe argjentinasi do të gjenden përballë njëri-tjetrit për herë të gjashtë (por edhe të shtatë në ndeshjen e kthimit, gjithmonë nëse ndonjë dëmtim nuk frenon përballjen direkte në fushë). Në pesë precedentë që numërohen deri më sot, Lionel Mesi dhe Barcelona kanë fituar 2 herë, dy ndeshje janë ndarë në barazim, ndërsa Kristiano Ronaldo ka shijuar suksesin vetëm në një rast.

Ndërkohë, ylli i katalanasve është në avantazh edhe më të thellë për sa u përket golave, duke qenë se përballë portugezit ka shënuar tri herë, ndërsa Ronaldo nuk ka shënuar ende, në ndeshjet që e ka parë veten kundër rivalit të përjetshëm. E paharrueshme në duelet mes tyre do të mbetet finalja e Ligës së Kampioneve të sezonit 2008-2009, kur Barcelona mposhtte Mançester Junajtid (sezoni i fundit i Ronaldos me “Djajtë e Kuq”), me Mesin që fuste në kasafortë fitoren dhe trofeun (gol me kokë për më shumë, në minutën e 69-të), pas avantazhit shumë të shpejtë të Samuel Etosë për katalanasit.mesi-ronaldo-600x338

Gjithsesi, në këtë fazë grupesh, Ronaldo dhe Mesi do të provojnë respektivisht që të baraspeshojnë ose të thellojnë diferencën në bilancin e tyre personal në Europë, me përballjen e dyfishtë që paralajmërohet në fazën e grupeve. Mes dy alienëve të dy dekadave të fundit të futbollit europian e botëror do të jetë jo vetëm një betejë për kualifikimin dhe vendin e parë në grup, por në të njëjtën kohë edhe një duel personal golash, duke qenë se Ronaldo kryeson me 140 realizime, ndërsa Mesi ndjek në kuotën 123.

Related posts

Rikuperohet Berisha, Panucci përzien kartat

Sadik.Autor

Ronaldo: Gjithë Europa do të flasë për këtë SUPER skuadër, sepse ka fituar…

Isa.Autor

“ËSHTË NJË LOJTAR QË TREGON NJË…”/ Cannavaro për yllin e Serisë A: Me mua nuk do të prekte top

Delo.autor

Leave a Comment