Gossip

SKANDAL/ Ish-e dashura akuzon Zverev: Para një viti tentoi të më vriste në hotel

Tenisti 23-vjeçar gjerman Alexander Zverev, aktualisht numri 7 në botë, ka përfunduar nën akuza nga ish e dashura e tij Olya Sharypova. Në një postim në “Instagram”, ajo ka akuzuar tenistin gjerman se e ka goditur dhe keqtrajtuar disa herë gjatë kohës që kanë qenë të lidhur.

“Një ditë, në US Open 2019, kur u ktheva në shtëpi, debatuam ashpër pasi isha vonë. Ai u përpoq të më mbyste me një jastëk. U përpoqa disa herë të largohesha nga hoteli, por ai nuk më lejoi. Në fund arrita të ikja. Por kjo s’ka qenë hera e vetme që ai ka vënë dorë mbi mua”, tha Sharypova.

“Ai ishte rasti më i keq, pasi më përplasi kokën në mur dhe kisha frikë mos më vriste. Tani ai duhet të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë për aktet e dhunës“, tha ish e dashura e Zverev. Tenisti gjerman së shpejti do të bëhet baba, pasi pret një fëmijë nga lidhja me Brenda Patea.

Related posts

“ISHTE QESHARAKE”/ Historia e lojtarit që kishte veshur pelena në ndeshje të Kupës së Botës

Delo.autor

A TË PËLQEN XHERDAN SHAQIRI? Ja si përgjigjet e dashura e portierit Karius (FOTO)

Delo.autor

FOTO/ Futbollisti nga Serie A i çmendur pas kësaj seksbombe, i kafshon…

Q.Autor

Leave a Comment