Futboll Shqipëri Sport

STATISTIKAT FANTASTIKE/ Penallti e fituar dhe asist spektakolar, Rroca zgjidhet sërish njeriu i ndeshjes në Turqi

Eduart Rroca është duke kaluar një formë fantastike në Ligën e parë turke. Mesfushori 27-vjeçar është zgjedhur sërish njeriu i ndeshjes, në triumfin 3-0 që skuadra e tij Istanbulspor, arriti në shtëpi ndaj Eskisehirspor.

Shqiptari ishte protagonist me një asist fantastik për Papa Diuf në minutën e 63-të, teksa në të 88-tën, fitoi një 11-metërsh e cila u shndërrua në gola nga Ergun. Kujtojmë që golin e parë për Istanbulsporin e realizoi Kristal Abazaj, i cili së bashku me Rrocën janë shndërruar në lidera të skuadrës turke.

Për sa i përket mesfushorit 27-vjeçar, ai u zgjodh njeriu i ndeshjes në triumfin e sotëm nga faqja e specializuar e statistikave “SofaScore”, që e vlerësoi Rrocën me notën 8.

STATISTIKAT E EDUART RROCËS TË PËRGATITURA NGA “SOFA SCORE” PËR “PANORAMA SPORT” 

Kjo është hera e dytë në pak javë që Rroca zgjidhet njeriu i ndeshjes. Për sa i përket statistikave të sotme, ato janë me të vërtet fantastike. 100% i saktë në driblime, 4 pasime kyçe, asist, penallti e fituar, ndërhyrje të sakta…

Related posts

U DËNUA NGA KD/ Tirana: Ngoo ishte viktima, nuk mbyllet stadiumi për një shishe

Delo.autor

Transferimi i Ronaldos te Juventusi, shikoni formacionin e frikshëm të bardhezinjëve (FOTO)

Isa.Autor

TRENDI I “EURO 2020″/ Yarmolenko i merr pijet pas Maqedonisë: E pashë CR7 dhe Pogban, më kontaktoni… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment