Futboll Sport

BOTËRORI I AMERIKËS SË JUGUT/ Brazili vuan, por fiton me golin e sulmuesit Firmino

Brazili ka fituar ndeshjen e radhës për kualifikueset e botërorit. Ekipi 5 herë kampion i botës vuajti në ndeshjen kundër Venezuelës, por në fund fitoi me rezultatin 1-0.

Djemtë e Tites shënuan golin e fitores në minutën e 66′ me anë të Firminos. Sulmuesi i Liverpoolit nuk ka gjetur golin me “Redsat”, por me kombëtaren e tij është më afër portës dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë.

Brazili mban vendin e parë në grupin e Amerikës së Jugut me 3 ndeshje dhe 3 fitore. Tite nuk e kishte ekipin të gjithin në dispozicion, pasi mungonin futbollistë si Neymar apo Casemiro që janë të dëmtuar.

Related posts

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Trajneri Shkëmbi: Janë ndër kundërshtarët më të fortë, Dinamo e bërë nga zero

Delo.autor

RASTI I ARTË/ E pabesueshme çfarë bën Rashford nga penalltia (VIDEO)

F.autor

FSHF vërteton skandalin e vet me shoqatat, e nxjerr bllof një foto

Sadik.Autor

Leave a Comment