Futboll Sport

E TURPSHME/ Skuadrës shqiptare i refuzohen vizat për Champions

Ashtu sikurse Vllaznia, në raundin e parë të Ligës së Kampioneve për femra do të marrë pjesë edhe kampionia e Kosovës, Mitrovica, e cila sipas kalendarit të UEFA-s, duhet të zhvillojë sfidën e saj nesër në orën 16:00 në transfertë ndaj austriakeve të St Polten.

Por vajzave kosovare i janë refuzuar vizat nga Ambasada e Austrisë. Klubi i Mitrovicës pretendon se ky është një veprim i qëllimshëm nga ambasada në mënyrë që St Polten ta fitojë ndeshjen në tavolinë. Ja reagimi i plotë i Hajrulla Haxhiut, kreut të klubit Mitrovica, lidhur me këtë skandal: “Ambasada e Austrisë, në Shkup, me qëllim që t’i krijojë favor ekipit austriak ‘SKN St.Polten’, sot (dje) na i ka refuzuar vizat për lojtaret e ekipit tonë Mitrovica, edhe pse termini ishte i caktuar dhe dokumentacioni ishte në rregull.

Ndeshja ka qenë e planifikuar për datën 4 nëntor dhe është kualifikuese për Ligën e Kampioneve, ndërsa Ambasada Austriake ‘kërkon’ ftesë të klubit nga Austria. Ne jemi klubi i 32 në Europë i licensuar për gara Europiane, ndërsa Ambasada Austriake shpik ‘kërkesa’ që nuk kanë të bëjnë me sportin dhe klubet sportive. Krejt këto manovrime Ambasada e Austrisë në Shkup i ka bërë me qëllim që t’i krijoj favor klubit austriak. Ne si klub kemi bërë rezervimin e hotelit, kemi siguruar transportin, kemi aplikuar për vizë duke paguar sigurimet shëndetësore për krejt klubin dhe Federata e Futbollit të Kosovës ka dhënë garancinë e nevojshëm për ne.

Andaj mospajisja me viza e klubit tonë është përpjekje që ndeshja të vendoset në tavolinë e jo ne fushë në mënyrë sportive. Ne do të ndjekim të gjitha procedurat në konsultim me FFK dhe UEFA-n, me besim te plotë se rezultati sportiv duhet të vendoset në fushë në lojën magjike të futbollit. Si kryetar i klubit futbollistik të femrave Mitrovica, ndjej keqardhje për këtë refuzim sidomos nga lojtaret tona që po shënojnë suksese në vazhdimësi”.

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Drejtimin e Romës e merr Claudio Ranieri

F.autor

E FUNDIT/ Luis Suarez ka vendosur ekipin e sezonit tjetër. Takim me drejtuesit e Barcelonës

Delo.autor

TENSION NË DHOMAT E ZHVESHIES/ Te Juvja ka nisur krisja. Alegri kundër kampionit të Europës

Delo.autor

Leave a Comment