Futboll Seria A Sport

“PËR MUA DO TË JETË NJË SURPRIZË DERI NË FUND TË KAMPIONATIT”/ Mancini: Titullin në Itali e fiton…

“Rinovimi im me federatën? Për kontratën nuk ka asnjë problem, por nuk kemi lënë një datë të caktuar për të biseduar. Nuk kemi pse të nxitohemi, duke parë se kemi edhe dy vite përpara nesh deri në fundin e marrëveshjes.

Prandaj, kur të jetë mundësia, pa u nxituar, mendoj se mund të ulemi në një tavolinë dhe të gjejmë shumë shpejt kushtet për zgjatjen e kontratës aktuale. Nga ana ime ekziston e gjithë gatishmëria e mundshme”.

Roberto Mançini është arkitekti i rikthimit të kombëtares italiane në nivelet më të larta, 3 vite pas dramës me Suedinë, ndeshje e cila i la “Axurrët” jashtë Botërorit “Rusi 2018”. Gjithsesi, me ish-trajnerin e Interit në stolin e të kaltërve, gjërat kanë nisur që të funksionojnë siç duhet dhe revolucioni total i bërë nga ai, mes shumë të rinjve dhe një futbolli ultraofensiv, ka bërë që tashmë Italia të rikthehet në vendin që i takon dhe të jetë një ndër pretendentet kryesore për fitimin e Europianit, verën e vitit 2021.

Dhe në pritje të këtij evenimenti, Mançini ka dy apele për dy ndër liderët e kombëtares së tij: “Xhorxho Kielinin dhe Nikolo Zaniolon do t’i pres deri në fund që të mund t’i marr me vete në Europian. Sigurisht që për Kielinin do të jetë më i lehtë rikuperimi, sepse ka vetëm probleme muskulore, por edhe Zaniolo mendoj se do t’ia dalë që të rikuperohet deri në verë”.

Ndërkohë, lidhur me sezonin aktual të Serisë A, i cili po ofron një garë vërtet të shfrenuar dhe spektakolare, 56-vjeçari nuk kishte se si të mos jepte mendimin e tij. “Nuk jam i lumtur vetëm për luftën që po bëhet mes skuadrave për titullin kampion, por edhe për risitë e rëndësishme që kanë sjellë skuadra të ndryshme. Më pëlqejnë shumë lojtarët si Lovato i Veronës apo edhe Skamaka i Xhenoas.

Ndërsa nga ‘të vjetrit’, Sensi i Interit është një çmenduri kur e sheh të luajë, por edhe Beloti dhe Imobile po vazhdojnë që të bëjnë gola të pabesueshëm, – vazhdon Mançini, i cili lidhur me luftën për titull nënvizon. – Sivjet, sprinti është më i bukur, pasi janë shumë skuadra në lojë për kampionatin. Juventusi sigurisht mbetet skuadra për t’u mundur, por Interi është thuajse në nivelin e bardhezinjve.

Ndërsa Milani e meriton plotësisht vendin në krye të renditjes që ka aktualisht. Gjithsesi, këto tri favorite do të gabonin rëndë nëse do të injoronin Napolin, pavarësisht dy humbjeve të fundit, apo edhe Romën që po bën një lojë spektakolare dhe Lacion, që po rigjen formën fantastike të sezonit të kaluar. Ndaj, për mua do të jetë një duel i bukur dhe një surprizë deri në fund për titullin”.

Related posts

“EURO 2020″/ Ndeshje e luftuar, Kroacia ndan pikët me Çekinë në “Hampden Park”

Delo.autor

JO VETËM CONTE/ Gati “flijimi” i radhës tek Inter-i. “Demi” Lautaro drejt gjigandëve spanjoll…

Delo.autor

MILAN KA NJË “GARANCI”/ Dyshja sulmuese i ndan mirë hapsirat, mungon një…

Isa.Autor

Leave a Comment