Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Binotto optimist për të ardhmen: Përsërita 3 herë me veten fjalët që do t’i thoja Vettel para se ta largonim nga Ferrari

Vitin tjetër, makina Ferrari do të pilotohet nga piloti monogask Charles Leclerc dhe spanjolli Carlos Sainz. Ky i fundit do të zërë vendin e Sebastian vettel, që do të kalojë tek Aston Martin. Drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto, duke folur për dyshen e re të “kokëkuqes”, u shpreh optimist për të ardhmen.

“Charles është një pilot që entuziazmon si tifozët ashtu edhe ne që punojmë me të. Këtë gjë ai e transmeton te skuadra. Carlos do të vijë vitin tjetër, por e shoh si një lider, një pilot që punon shumë dhe bashkon inxhinierët. I ri, por ka shumë vite në Formula 1. Unë e doja shumë këtë dyshe dhe mendoj se pilotët janë problemi ynë më i vogël”, tha Binotto.

Duke folur për largimin e Vettel, shefi i “kokëkuqes” shtoi: “Para se ta merrja në telefon e kam përsëritur me veten 3 herë atë që do t’i thoja. Nuk ishte zgjedhje e lehtë, pasi e duam shumë si pilot, për atë që ka qenë dhe që dha te Ferrari. Nuk është e lehtë të bësh zgjedhje të tilla. Vettel është një person i respektueshëm”.

Related posts

Torres fiton “Europa Leaguen” e parë me klubin e tij të…

Sadik.Autor

E PABESUESHME NË AMERIKË/ Tensione në Los Angeles-America. Trajneri goditet dhe më pas merr të kuq (VIDEO)

Delo.autor

Hearn: Ja sa shanse ka që të zhvillohet super dueli Joshua-Wilder

Sadik.Autor

Leave a Comment