Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Piloti Verstappen “thumbon” sërish: Respekt për Hamilton, por me atë Mercedes fitojnë të gjithë

Max Verstappen vijon të thumbojë britanikun Lewis Hamilton në lidhje me fitoret e titujt e njëpasnjëshëm që po fiton piloti i Mercedes. Sipas tij, përveç meritave të pilotit ndikon shumë fakti se ai ka një makinë që nuk e kanë rivalët e tjerë.

“Kam shumë respekt për atë që Hamilton ka bërë në këto vite dhe nuk kam aspak xhelozi që e shoh te Mercedes. Gjithsesi, të jem i sinqertë, 90% e pilotëve aktualë të Formula 1 mund të fitojë një garë apo titull me atë makinë që ka ai”, tha Verstappen.

“Nuk kam asgjë kundër tij, është një pilot i madh. Por e vërteta është që ai ka një makinë që po dominon në Formula 1 dhe kjo e ndihmon shumë, duke ia lehtësuar punën”, u shpreh Verstappen, që piloton makinën Red Bull.

Related posts

E PABESUESHME/ Ja sa do të vlente “Fenomeni” në tregun e sotëm të transferimeve

Delo.autor

MË SHUMË SE 1 MILIARD EURO/ Ja skuadrat me vlerën më madhe në botë

F.autor

USAI BOLT I RI/ Njihuni me vogëlushin më të shpejtë në botë, është vetëm… (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment