Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Zbulohet kalendari i garave për vitin 2021, dy pista të reja dhe rekord me 23 pista

Mungon ende zyrtarizimi, por botërori 2021 në Formula 1 pritet të nisë më 21 mars në Australi (mbyllet më 5 dhjetor në Abu Dhabi). Organizatorët e botërorit kanë bërë gati kalendarin me 23 gara, një rekord, që do të ketë edhe dy pista të reja, atë të Vietnamit dhe Arabisë Saudite.

Gara e Vietnamit ishte planifikuar edhe këtë vit, por u shty për shkak të pandemisë Covid-19. Ndërsa gara e Jeddah është në një pistë qytetase dhe do të zhvillohet me drita. Për momentin ky plan-kalendar është në tryezën e FIA-s, që pritet të aprovojë atë brenda nëntorit.

Kalendari provizor
21 mars, Australi (Melburn)
28 mars, Bahrain (Sakhir)
11 prill, Kinë (Shanghai)
25 prill, Vietnam (Hanoi)
9 maj, Spanjë (Barcelona)
23 maj, Montekarlo
6 qershor, Azerbajxhan (Baku)
13 qershor, Kanada (Montreal)
27 qershor, Francë (Paul Ricard)
4 korrik: Austri (Red Bull Ring)
18 korrik, Britania e Madhe (Silverstone)
1 gusht, Hungari (Hungaroring)
29 gusht, Belgjikë (Spa)
5 shtator, Itali (Monza)
12 shtator, Holandë (Zandvoort)
26 shtator, Singapor (Marina Bay)
3 tetor, Rusi (Sochi)
10 tetor, Japoni (Suzuka)
24 tetor, Amerikë (Austin)
31 tetor, Meksikë (Mexico City)
14 nëntor, Brazil (Interlagos)
28 nëntor, Arabia Sauditë (Jeddah)
5 dhjetor, Emiratet Arabe (Yas Marina)

Related posts

BASKETBALL/ Barcelona e CSKA kryesojnë Euroleague, dështim i ekipeve greke

Delo.autor

E BUJSHME/ Cristiano RONALDO pranon pagën që i ofron Juventusi

Isa.Autor

“DEMAT E KUQ” NDALEN NË VLORË/ Flamurtari i merr një pikë kampionëve

Delo.autor

Leave a Comment