Moto GP Sport

SKANDAL NË MOTO GP/ Yamaha me parregullsi në garë, penalizohet me heqje pikësh

Federata Ndërkombëtare e Motoçiklizmit (FIM) ka zbuluar parregullsi në motorin Yamaha në garën e parë të botërorit të MotoGP, zhvilluar në pistën e Jerez (Spanjë).

Sipas hetimeve, Yamaha ka shkelur rregulloren, duke ndryshuar valvulat e motorit M1 (motori zyrtar), të cilat ishin me defekt. Kjo gjë është bërë pa zbatuar protokollin, që parashikon aprovimin e konstruktorëve të tjerë para se të kryhet kjo gjë.

Për pasojë, motori japonez është penalizuar me heqjen e 50 pikëve nga renditja për kontruktorë në MotoGP për shkelje të rregullores. Nga kjo masë nuk preken pilotët e Yamaha, që nuk janë të përfshirë dhe ruajnë pikët aktuale në renditje.

Yamaha ka humbur edhe 20 pikë nga motori i saj satelit Yamaha Petronas, duke zbritur nga vendi i parë në atë të tretë në renditjen për konstruktorë, pas Ducati e Suzuki.

Related posts

PROBLEME NË TENDINË/ Milani në ankth për titullarin e padiskutueshëm

F.autor

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi: Protestojnë korçarët, Muzaka pretendon për 11-metërsh (VIDEO)

Isa.Autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Klubi i njohur italian prish kontratën me futbollistin i cili luajti në sezonin e fundit në Superiore

F.autor

Leave a Comment