Futboll Sport

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Del Bosque: Zgjedh “Jashtëtokësorin” para Maradonas

Trajneri Vincent Del Bosque ka dhënë një intervistë të veçantë ku ka befasuar me fjalët e tij. Ai ka shprehur preferencën e tij për Leo Messin përpara Diego Armando Maradonës.

“Unë qëndroj me Messin përpara Maradonës. Çdo herë që e shoh atë… Ai është shumë i mirë, ka kontribuar shumë. Xavi apo Iniesta? Të dy mund të luajnë në të njëjtin ekip. Ata janë të së njëjtës peshë, por ata janë të dy të ndryshëm dhe shumë të mirë”.

“Kur mora Spanjën ne kishim vërtetë lojtarë të mirë, ishim në një moment ku po fitonim dhe duhej të qëndronim në të njëjtat ujëra. Fati? Po, sigurisht që ka ndikuar. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhte nëse Cardozo shënonte penalltinë, ose Casillas nuk priste dy rastet ndaj Robbenit nuk dihet se çfarë do të ndodhte”, – tha ai.

Related posts

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF/ Ja cilët janë lojtarët që preken

Sadik.Autor

“ÇMENDET SËRISH MARADONA/ Ja si e festoi golin e ekipit të tij (VIDEO)

Delo.autor

VLEJNË MBI 100 MILIONË EURO/ Real Madrid piketon dy talente të së ardhmes, shkëlqyen edhe në Botëror

F.autor

Leave a Comment