Futboll Sport

“PËR TIFOZAT TANË AI MUND TË JETË SI…”/ Drejtori sportiv i skuadrës së njohur pranon marrëveshjen me Balotellin

Drejtori sportiv i Vasko De Gamës, Fabio Kordelo ka deklaruar për një kontakt dhe marrëveshje të kryer me Mario Balotelin por ende nuk është zyrtarizuar:

“Atij i pëlqen të vijë këtu, mos harroni se Vasko De Gama është klubi i dytë më i titulluar në botë pas Real Madridit. Nuk mendoj se Baloteli ka nevojë të vijë në Rio për të bërë gabime, unë e shoh të pjekur.

Klubi i Vaskos është kundër racizmit. Shpresoj që ai të na presë ne. Ne nuk kemi firmosur ndonjë kontratë me të, por kemi shkëmbyer ‘e-mail’ dhe oferta. Ka një dakordësi në çështje formale dhe gjëja që mbetet është vetëm firma.

Shpresoj që t’a bëjmë në janar, ne kemi nevojë për të dhe ai për ne. Për tifozat tanë ai mund të jetë si Maradona.”, përfundon drejtori sportiv i Vasko De Gamës, Fabio Kordelo.

Related posts

MILANI I FRIKSHËM/ Mediokër në fushë, por në zyra po bëhet një superfuqi

Isa.Autor

150 MILIONË EURO PËR 5 VITE/ Talentet Inter “minierë ari”, ja akordet e arrira

Delo.autor

SONDAZHI/ “BARCELONA fiton Champions ”, katalanasit zgjidhen si kampionët e Europës

Isa.Autor

Leave a Comment