Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid vendos për trajnerin e ri, Perez zgjedh një italian për stolin

Mbrëmjen e djeshme, mediat botërore nxorën në skenë emrin e Karlo Ançelotit si trajneri i ardhshëm i Realit, teksa tanimë çdo gjë po vjen drejt konkretizimit.

Fiorentino Perez e ka vënë Ançeltoin në krye të listët të trajnerëve të dëshiruar, kështu italiane kalon Poçetinon të cilin PSG-ja nuk kërkon ta lërë të lirë menjëherë, Raul Gonzales i cili nuk është gati për të përballuar presionin e një skuadre të madhe dhe Antonio Konten që mund të sillte një revolucion te madrilenët.

Për 61 vjeçarin do të ishte një rikthim tek klubi madrilen, pasi e ka drejtuar me parë Realin në vitet 2013-2015, duke fituar Ligën e Kampionëve për herë të 10-të hë historinë e klubit madrilen në sezoni e parë me klubin.

Sipas “MARCA”, çështja mund të quhet e mbyllur dhe pritet vetëm zyrtarizimi, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë surprize në momentin e fundit.

Related posts

TRONDITET CHELSEA/ HAZARD paralajmëron LARGIMIN: Pas 2 muajve do të jem…

Isa.Autor

SPECIALE/ Njihuni me lojtarët që kanë triumfuar në Botëror dhe…

Sadik.Autor

Kupa e Botës Rusi 2018/ Tifozi pikturon…

Sadik.Autor

Leave a Comment