Formula 1 Sport

KORONAVIRUSI/ Formula 1 merr vendimin për tifozët, ja si do të zhvillohen garat e ardhshme

Liberty Media, kompania që menaxhon sportin e Formula 1, ka vendosur që garat e mbetura të këtij sezoni të zhvillohen pa tifozë. Edhe pse kriza e krijuar nga pandemia Covid-19 ka prekur rëndë këtë sport dhe kërkesat e tifozëve janë të larta, sërish Liberty Media ka qenë e prerë në vendimin e saj për të mos lejuar tifozët.

“Nuk do të lejojmë praninë e tifozëve për garat e fundit të këtij sezoni (edhe 4 të tilla). Situata globale nuk na lejon që të zhvillojmë gara me dyer të hapura dhe me praninë e publikut në tribuna”, thanë drejtuesit e Liberty Media.

Ekziston frika që edhe garat e sezonit të ardhshëm të zhvillohen sërish pa tifozë, si një masë parandaluese për përhapjen e virusit vdekjeprurës. Këtë sezon, vetëm 3 gara kanë patur një numër të limituar tifozësh, ato të zhvilluara në Mugello, Sochi dhe Portimao.

Related posts

I PËRFUNDON KONTRATA VERËN E ARDHSHME/ Inter gati të nisë ofensivën për “yllin” e Bundesligas…

Delo.autor

Luis Alberto shpreson dhe beson që do të rikthehet ndaj…

Sadik.Autor

KJO NUK PRITEJ/ MILANI kërkon të prishë huazimin e lojtarit 23 vjeçar, për shkak se…

Isa.Autor

Leave a Comment