Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Laçi në “Loro Boriçi”. Rezultati 1-2

Java e fundit e fazës së dytë hapet me ndeshjen e sotme mes Vllaznisë dhe Laçit që luhet në orën 18:00 në “Loro Boriçi”. Shkodranët e kanë siguruar prej javësh titullin honorifik, kampionë dimri, por sfida e sotme mund të vendosë shumë për vazhdimësinë e kampionatit.

Është një 90-minutësh ku do të shikohet se sa duron skuadra shkodrane, pasi ndjekësit e tjerë nuk arritën ta ndalnin, kështu që kurbinasit janë pengesa e fundit për fazën e dytë.

Trepikëshi i Laçit shikohet si dhuratë, jo vetëm për bardhezinjtë, por edhe për rivalët e tjerë që synojnë të kapin kreun. Laçi i trajnerit Shpëtim Duro ka treguar në fazën e parë se di si mundet Vllaznia, kështu që një sukses i mundshëm i kurbinasve mund ta bënte më interesante pjesën e dytë të sezonit.

Laçi është treguar i plogësht me skuadrat e zonës së poshtme, ndërsa me të mëdhatë ka qenë superiore. Por, nëse të besuarit e trajnerit Brdariç fitojnë këtë takim, i bie që titulli është në dorën e tyre, për të mos thënë një formalitet.

 

VLLAZNIA-LAÇI 1-2

Demir Imeri 66′ / Nuabueze 59′, Harmon 72′

KOMENTI LIVE: 

72′ GOOOOOL LAÇI 1-2/ Pjesë e dytë emocionuese. I sapo futur në fushë, Harmon kalon sërish në avantazh kurbinasit. Pas asistit të Nuabuezes, sulmuesi fiton duelin e shpejtësisë me Gurishtën dhe mposht Zogoviçin. 

70′ Zëvendësim te Laçi, largohet Xhixha në vend të tij Harmon Van Dejv.

68′ Marku ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Isaevskit.

66′ GOOOOOL VLLAZNIA 1-1/ Vendoset baraspesha në “Loro Boriçi. Demir Imeri gjen rrugën e rrjetës. Pas tentativës së Krujës, topi fillimisht u ndal në shtyllë dhe kthehet në asist për mesfushorin Imeri, që nuk fal nga shumë pranë vijë fatale duke shënuar. 

65′ Pas pësimit të golit Vllaznia provon të shtyjë përpara në zonën e Laçit, për të gjetur barazimin.

59′ GOOOOOL LAÇI 0-1/ Zhbllokohet sfida! Nuabueze kalon në avantazh kurbinasit. Shehu i rëmben një top Kaleziçit dhe servir për Nuabuezen që nuk fal duke mposhtur Alen Sherrin. 

54′ Provon Demir Imeri, por gjuajtja e mesfushorit ndalet nga muri mbrojtës. Sfumohet një rast i artë për shkodranët.

48′ Laçi e nis mirë pjesën e dytë, Xhixha provon me një predhë nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Moment i rrezikshëm në zonën e Vllaznisë, provon Xhixha në afërsi të pikës së penalltiës, por topi ndalet nga kapiteni Gurishta.

40′ Dalje e mirë e shkodranëve, Demir Imeri harkon nga e djathta, por kontrollon gjithçka portieri Sherri.

38′ Vllaznia provon të shtyjë përpara me Kaleziç, i cili provon me të majtën, por mbrohen mirë kurbinasit e Shpëtim Duros.

35’ Hoxhaj merr fundoren dhe harkon nga e majta, Sherri del para Dilaver dhe kontrollon topin.

32’ Nuk mbarojnë protestat e shkodranëve, pasi Shehu bën një tjetër faull dhe kërkohet që të ndëshkohet me të kuq. Por gjyqtari vendos të mos nxjerrë të verdhin e dytë për mesfushorin e kurbinasve.

27′ Zëvendësim i detyruar te Vllaznia, largohet nga fusha e lojës Herald Marku i dëmtuar, vendin e tij e zë Milosh Kaleziç që bën debutimin me shkodranët.

24′ Momente tensioni, futbollistët përplasen për disa sekonda, pas dëmtimit të Herald Markut, teksa futbollistët e Vllaznisë sulmuan futbollistin Albion Marku, për mos-respektimin e “Fair-Play”-t.

20′ Juljan Shehu ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Krujës. Stoli i Vllaznisë kërkon ndëshkimin me karton të kuq.

19′ Alen Sherri për pak sa nuk e katranos, pas topit të kthyer mbrapa nga Ignjatoviç. Topi fillimisht u përplas te Dilaver, por u kontrollua më pas nga gardiani i Laçit.

17′ Tentativa e parë në kuadrat e Vllaznisë me Dilaver, i cili provon brenda zonës, por topi kontrollohet lehtësisht nga portieri Sherri.

12′ Provon të rrezikojë Laçi, me një harkim të Lushkjas nga goditja e dënimit, por Malota shkakton faull në sulm.

5′ Nis e qetë sfida, të dyja skuadrat studiojnë planin e njëra-tjetrës. Mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

1′ Ka startuar sfida në “Loro Boriçi”.

Related posts

MUNDËSI E ARTË PËR VENDASIT/ Strakosha nuk lëviz, Lecce humb penalltinë skandaloze (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Mbrojtësi Adili: I dimë kundërshtarit pikat e tyre të forta dhe të dobëta

Delo.autor

“DËMTIMI I STRAKOSHËS MASHTRIM”/ Deklarata tronditëse e ish-futbollistit: Ka dalë pozitiv me Koronavirus

Delo.autor

Leave a Comment