Futboll Seria A Sport

“AI VJEN NGA NJË PLANET TJETËR”/ Legjenda e Milan: Ibra i përjetshëm, vetëm Maldini ka luajtur si ai 40 vjeç…

“Tonali arriti në një mesfushë me një ekuilibër të madh, për të marrë vendin e Bennacer ose Kessie tani duhet të bësh disa gjëra të shkëlqyera. Sandro duhet të shkundë pak ndrojtjen, atëherë do të marrë hov. Duhet të ketë më shumë guxim, të provojë të dalë”.

Gjatë intervistës së gjatë dhënë për La Gazzetta dello Sport, legjenda Demetrio Albertini u ndal te Milani, roli i Ibrahimovic, por sidomos te Sandro Tonali dhe Donnarumma.

“Donnarumma u bashkua me Milanin si një adoleshent, ashtu si unë, Romagnoli vazhdon traditën e mbrojtësve të mëdhenj”.

“Zlatan është i përjetshëm, nga një planet tjetër. Kam parë vetëm një lojtar tjetër gjithmonë në majë deri 40 vjeç, tani ai është drejtor teknik i Milanit (Maldini)…

Edhe Van Basten është gjithashtu pjesë e atij klubi, për një argument të kundërt: për një kohë të shkurtër ai tregoi madhështi të pafund, ai ishte shoku më i fortë i skuadrës”.

Related posts

Chelsea ka gati 40 milionë euro për yllin e Nice

Sadik.Autor

INTER-ATALANTA/ Gosens çan murin e “Zikaltërve” dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

OFENDOI PJESËTARIN E STAFIT TË “DJAJVE TË KUQ”/ Pioli kërkon falje: Më vjen keq për reagimin që kam patur, isha…

Delo.autor

Leave a Comment