Futboll Seria A Sport

“ME MANAJN BARÇA ËSHTË ME NJË LOJTAR MË PAK”/ Sulmuesi shqiptar nuk ia përton gazetarit: Kundër injorantëve…

Rei Manaj nuk i ka pritur mirë fjalët e thëna nga gazetari spanjoll, Albert Roxh, i cili në një postim të tij në “Twitter”, shkruante se Barcelona B, ishte me një lojtar më pak, kur në fushë ishte sulmuesit shqiptar.

“Gustavo Maia dhe Rey Manaj janë një zhgënjim i madh. Ata nuk e kanë nivelin për të luajtur me Barcelona B, që është me dy lojtarë më pak kur ata janë në fushë. Përgjegjësit që i sollën ata te Barcelona duhet t’i largojnë me dinjitet”, shkruante gazetari Roxh në profilin e tij.

Nuk mungoi as përgjigjja e Manajt, i cili në një postim të bërë së fundmi shkruan: “Kur të kritikojnë, nuk është e nevojshme t’ua kthesh me të njëjtën monedhë. Tregohu i sjellshëm dhe vazhdo në rrugën tënde, sepse edukata dhe respekti janë armët e duhura kundër injorantëve”.

Barcelona B, ku aktivizohet shqiptari në dy ndeshjet e para ka regjistruar 1 fitore dhe në barazim, duke shkuar kështu në kuotën e 4 pikëve në Ligën e tretë spanjolle.

Related posts

Berisha dhe Strakosha, dy nga tri pritjet më të jashtëzakonshme ne Seria A

Sadik.Autor

“GRIEZMANN BËN SHAKA GJITHË DITËN”/ Rrëfehet mbrojtësi Lenglet: Sulmuesi po tregon formë jo të mirë, pasi nuk luan në…

Delo.autor

Partizani TRONDITET në Vlorë/ Flamurtarit i mjafton BUSHIC për tre pikët e arta

Isa.Autor

Leave a Comment