Formula 1 Sport

Hamilton pesimist: Ferrari po na jep leksione

Lewis Hamilton nuk është aspak optimist për garën që do të zhvillohet nesër në mëngjes në Kinë, gara e tretë sezonale e Botërorit të Formula 1.

Ashtu si një javë më parë në Bahrein, piloti britanik u klasifikua i katërti në përfundim të provave zyrtare, ndërkohë që të premten dha kohën më të mirë në provat e lira. “Të premten gjërat shkuan më mirë. Ndërsa gjatë provave zyrtare temperaturat ishin më të ulta dhe nuk arritëm që t’i përshtasim ashtu si duhet me gomat”, u shpreh Hamilton.

Britaniku do ta nisë garën nesër nga vija e dytë e startit, me shpresën që të rikuperojë sa më shumë pozicione në start dhe më pas gjatë garës.

Por Hamilton është gjithashtu i vetëdijshëm se Ferrari po bën një paraqitje të mirë. “Ferrari është më superiore se Mercedes, po na jep leksione në pistë në çdo garë. Momentalisht është e shpejtë. Por ne duhet të vazhdojmë të punojmë fort, siç kemi bërë gjithnjë. Në garë do të jetë më vapë dhe mund të përfitojmë  nga situatat që krijohen”, tha Hamilton.

Related posts

RRËFEN VËSHTIRËSITË E HASURA NË ITALI/ Lautaro Martinez: I shpjegova Spallettit se babai im ka qenë…

Delo.autor

E FRIKSHME/ Jo vetëm penalltitë, heroi i Kroacisë “pret” edhe shokun nga rrëzimi fatal (VIDEO)

Isa.Autor

FORMULA 1/ Hamilton siguron pole position në Austri

Delo.autor

Leave a Comment