Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“PO PUNOJ FORT TË MBAJ KËTË RITËM”/ “Bomberi” Cikalleshi: Ky grup ka qenë me ekipe poshtë nivelit tonë

Sokol Cikalleshi ishte padyshim një nga më të mirët e ndeshjes, me 2 golat e realizuar në përballjen ndaj Bjellorusisë. Në prononcimin për “RTSH”, pas sfidës, Cikalleshi u shpreh:

8 NDESHJE 8 GOLA- Sot ishte një ndeshje që duhet fituar dhe duhet të shënonim sa më shpejt. Jam në një moment të mirë si te Kombëtarja dhe në Turqi. Po punoj fort të mbaj këtë rritëm. Duhet të bëj dyfishin e punës, dyfishin e përqendrimit për të qëndruar në këtë nivel.

MUNGESA NË 3 NDESHJA- Ky grup ka qenë me ekipi poshtë nivelit tonë. Vetëm Bjellorusia është ekip që duhet të vlerësohet maksimalisht

REKORDI I BOGDANIT- Është një objektiv për të ardhmen por jam akoma larg. Respekt maksimal për Erjonin. Një nga sulmuesit më të mirët të Kombëtares. Jo pa meritë e mban atë pozicion. Do kisha mundësi më të mëdha për të shënuar me këto ekipe. Do vazhdoj të jem i përqendruar për ta mbajtur këtë nivel. Duhet të vazhdoj kështu.

Bogdani është nga ata persona që do të jetë i kënaqur për cilindo që do ta arrijë apo di ti afrohet rekordit të tij. Po luftojmë për të mundur më të mirin (Bogdanin).

Futbolli ka ulje dhe ngritje. Jam në moment të mirë. Duhet të qëndroj me këmbë në tokë”, përfundoi Cikalleshi.

Related posts

NJË TJETËR DUEL MESSI-RONALDO NË ARABI? Spanjollët janë të bindur për vendimin e argjentinasit

F.autor

Alex Ferguson flet për herë të parë pas hemoragjisë në tru, nuk i “ndahet” shpirti nga Man United

Isa.Autor

DEL NGA BINARËT BRAZILIANI/ “Fenomeni” Ronaldo kërkon VINICIUSIN Realit dhe SHAKIRËN për…

Isa.Autor

Leave a Comment