Futboll Kategoria Superiore Sport

RENDITJA/ Vllaznia e vetmja me pikë të plota pas dy ndeshjesh, Teuta parakalim në grup. Kukësi në “ngrirje”

Sfida Skënderbeu-Vllaznia mbylli javën e dytë të kampionatit shqiptar. Pas dy takimeve, Vllaznia e Tomas Brdariçit kryeson me pikë të plota. Shkodranët ndiqen nga Kastrioti dhe Teuta me nga 4 pikë.

Kuqeblutë kanë fituar ndaj Apolonisë dhe Vllazninë me të njëjtin rezultatin 2-0, ndërsa Teuta shtangu sërish Tiranën këtë vit duke e mundur minimalisht 0-1. Kastrioti mori një barazim me vlera në fushëne Laçit, edhe pse luajti për shumë minuta me 10 veta pas daljes me karton të kuq të lojtarit Rezi.

Partiznai i Ilir Dajës mori një fitore të madhe ndaj Kukësit 0-2 në Shkodër. Të kuqtë bën “autokritikë” pas humbjes me Kastriotin të mërkurën. “Demat” renditen në vendin e katërt me 3 pikë, po aq sa kampionët në fuqi të Tiranës në vendin e pestë.

Bylisi dhe Laçi ka grumbulluar në dy ndeshje 2 pikë. Ballshiotët barazuan me Apoloninë 2-2, kurse kurbinasit u frenuan në shtëpi nga Kastrioti.

Skënderbe, Apolonia dhe Kukësi plotësojnë renditjen. Ekipi verilindor ka zhgënjyer në dy ndeshjet e para të sezonit, kur përveçse nuk ka marrë asnjë pikë, ka pësuar 4 gola dhe ende nuk ka shënuar.

Related posts

VAZHDON TË FESTOJË SIKUR ASGJË S’KA NDRYSHUAR/ Adriano, i dehur në rrugët e Rios. VIDEO përçan internetin

Delo.autor

“ARENA KOMBËTARE” DREJT PËRFUNDIMIT/ Flet Presidenti Duka: Është një objekt që nuk do luhet vetëm futboll. Kulla, një simbol… (VIDEO)

Delo.autor

“EURO 2020/ “Azzurrët” të papërmbajtshëm, Immobile ndëshkon Zvicrën me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment