Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPËRI-SAN MARINO/ Anglia me sytë nga “Elbasan Arena”, “Kuqezinjtë” mund të shtyjnë biletën e “Luanëve”

Fitorja e Anglisë kundër Andorrës 4-0 e ruan perfekt rrugëtimin e “Tre Luanëve” drejt Botërorit të Katarit. Në pritje të ndeshjes me Poloninë sot në Varshavë, Garet Sauthgejt shijon diferencën +5 nga skuadra e Robert Levandovskit kur janë luajtur 50% e ndeshjeve të Grupit I dhe +6 nga Shqipëria.

Por kur mund ta presin ishullorët biletën në Botëror? Me një fitore ditën e sotme, Anglia do ta thellonte avantazhin në 8 pikë me polakët dhe duke e marrë të mirëqenë fitoren e kuqezinjve në shtëpi me San Marinon, diferenca me vendin e dytë mund të shkojë në +6.

Me katër ndeshje deri në fund të kualifikueseve, Anglia mund ta sigurojë biletën e saj në Katar me fitoren në transfertë me Andorrën dhe në shtëpi me Hungarinë muajin e ardhshëm, nëse Polonia i merr pikë Shqipërisë.

Vetëm skuadra e parë e grupit shkon direkt në Botëror, ndërsa ekipet e dyta do t’i nënshtrohen “play off”-it. 10 skuadrave të dyta të fazës së grupeve do t’u bashkohen edhe dy fitueset e grupeve të sezonit të shkuar të Ligës së Kombeve në një miniturne që do të zhvillohet në mars ku do të kualifikohen edhe tri skuadra të tjera.

Përveç Shqipëri-San Marino dhe Poloni-Angli, Grupi I luan sot edhe ndeshjen Hungari-Andorrë, ku skuadra e Marko Rosit do të tentojë të reagojë pas humbjes me kuqezinjtë në Elbasan.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Mbrojtësi i Juventus refuzoi gjigandët e Premier League…

Delo.autor

ENDRRA E PAREALIZUAR/ “Donim ta sillnim Kobe Brayant në Shqipëri, do luante me fëmijët”

F.autor

SHTOHEN PROBLEMET PËR ZIDANE/ Dëmtohet në prag të sfidës me Celta Vigo ylli…

Delo.autor

Leave a Comment