Futboll Premier League Sport

GJESTI RACIST NDAJ LOJTARIT TË “DJAJVE TË KUQ”/ Arrestohet tifozi i Cityt dhe rrezikon shkarkimin nga…

Në Premier Ligë është rreptësishtë i ndaluar racizmi, dhe këtë mjaft mirë e tregon edhe ngjarjet e ndodhura në derbin e Mançesterit.

Ndërkohë që lojtari i Junajtid Fred u afrua te pika e kornes për të ekzekutuar një goditje nga këndi, një nga tifozët kundërshtar bëri imitimin e majmunit, duke u tallur me ngjyrën e futbollistit.

Një gjest ky shumë i keq, i cili duket se do t’i kushtojë rëndë tifozit. Menjëherë pas përfundimit të takimin, klubi i Sitit nëpërmjet një deklarate u shpreh se do të punojë me policinë për të identifikuar personin, dhe pikërisht këtë kanë bërë.

Antoni Burk është arrestuar nga policia, për shkak të gjestit racist që bëri ndaj Fred. Megjithatë nuk përfundon këtu, për shkak se kompania ku punonte tifozi në fjalë, ka komunikuar se po e ndjekin me kujdes çështjen e punëtorit të tyre dhe kanë hapur një hetim, i cili do ta largonte atë nga puna.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Gjermani-Bjellorusi. Rezultati 4-0

Delo.autor

Pogba dhe Raiola reagojnë pas deklaratës së Guardiola

Sadik.Autor

POSTON FOTON EPIKE DHE “THUMBON” VIDAL/ Evra: Të jesh juventin deri në fund është e vetmja gjë që vlen

Delo.autor

Leave a Comment